Aktualitet

Matura Shtetërore 2023, datat e provimeve

Sipas Ministrisë së Arsimit, provimet e Maturës Shtetërore 2023 do të kryhen në muajin qershor. Provimi i parë do të jetë më 1 qershor, i dyti më 7 qershor, i treti më 13 qershor dhe i fundit më 19 qershor.

Ministria e Arsimit ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërore 2023. Provimi i parë do të jetë ai i anglishtes, i cili do të zhvillohet më 1 qershor. Provimi i dytë do jetë për gjuhën shqipe dhe letërsinë, i cili është vendosur të zhvillohet me 7 qershor. Provimi i matematikës, është provimi i tretë për maturantë dhe do zhvillohet më datë 13 qershor. Lënda me zgjedhje është dhe provimi i fundit, i cili do zhvillohet më datë 19 qershor. Si çdo vit, është vendosur që provimet të kenë largësi afërsisht një javë nga njëri-tjetri.


1 Qershor, Gjuhë e Huaj


7 qershor, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi


13 qershor, Matematikë


19 qershor, Lëndë me zgjedhje




Risi në këtë maturë është provimi për mjekësinë. Të gjithë ata që duan të studiojnë në programin “Mjekësi e Përgjithshme”, provimi i cili do të zhvillohet në muajin gusht dhe në mënyrë të informatizuar. 




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

15,046 Lexime
1 vit më parë