Model

Model ditari për klasat kolektive, lënda Gjuhë Shqipe

Çdo mësues përdor teknika e metoda të mësimdhënies, që janë në përshtatje me stilet e të nxënit të nxënësve. Por për t’u ardhur në ndihmë mësuesve që punojnë me klasat kolektive, sjellim një model ditar në lëndën e Gjuhës Shqipe për klasat e bashkuara III-IV. Përgatiti: mësuese Xhilda Hysa.

“Të japësh mësim në klasa kolektive është një ndër sfidat më të mëdha me të cilat një mësues mund të haset. Do të listoja një sërë vështirësish që lidhen me këtë të fundit, por po ndalem vetëm te koha si një faktor kyç në menaxhimin e klasave kolektive. Koha për të realizuar përgatitjen ditore, plotësimin e dokumentacionit, realizimin e një ore mësimore në shumicën e rasteve është e pamjaftueshme. Por, gjithmonë ka një rrugë që të çon drejt efektivitetit dhe kjo arrihet me shumë përkushtim nga ana e mësuesit. Në ndihmë shpeshherë na vinë programe, udhëzime, modele të hartimit të ditarit etj, të cilat nëse shihen me vëmendje, shuajnë një pjesë të mirë të vështirësive që një mësues has në mësimdhënien me klasa kolektive. Më poshtë, bazuar edhe në udhëzimet përkatëse për funksionimin e klasave kolektive në Arsim Fillor, kam paraqitur një model  ditari të zhvilluar në lëndën e Gjuhës Shqipe. Dua të theksoj që secili mësues përdor teknika e metoda të mësimdhënies që janë në përshtatje me stilet e të nxënit të nxënësve të tyre. Në këtë model ditar kam trajtuar një tematikë të njëjtë (me ndryshime të vogla në sasi informacioni) për të dyja klasat e bashkuara, të cilat janë klasa e 3-të dhe ajo e 4-ët”.


Nga mësuesja Xhilda Hysa

Shkolla 9-vjeçare Polis i Vogël, vartëse e shkollës MB Sali N. Ballkoçi, Labinot-Fushë


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,726 Lexime
1 vit më parë