Festat në klasë

Mos e humbni magjinë e këtij sezoni as në klasën tuaj...

“Klasa është ambienti ku kalojmë bashkë ditën. Është një familje e vogël, por njëkohësisht e mbushur plot me ndjesi nga më të ndryshmet. Pema simbolike e këtyre festave është motivi për të qenë bashkë edhe në një tjetër mënyrë, përveçse si mësimdhënës dhe nxënës!”- mësuesja Malvina Lamçe Rista.

Dhe periudha më magjike e vitit po vjen...


Së bashku me nxënësit zbukuroni klasat, rregulloni pemën e klasës tuaj. Të gjithë bashkë! 


Sa bukur duket, sa emocione ngjall, sa shume lidheni me njëri-tjetrin, mësues e nxënës! Të gjithë jemi nga pak fëmijë dhe kur bëhemi pjesë e këtij aktiviteti kaq të veccantë, ndajmë me njëri-tjetrin ndjesi shumë të bukura! Përcjellim emocione kaq pozitive. 


Klasa është ambienti ku kalojmë bashkë, ditën, është një familje e vogël, por njëkohësisht e mbushur plot me ndjesi nga më të ndryshmet. Aty mësohemi të kalojmë kohën e të ndajmë gjëra bashkërisht, jo vetëm materiale. Duke e parë në këtë mënyrë, që mendoj është e duhura, kryejmë të tilla aktivitete që na lidhin edhe më tepër, po kështu edhe mësojmë gjëra të reja për secilin. Nuk ka të mëdhenj e të vegjël, (meqë jemi në gjimnaz, u rritëm e për çfarë e duam pemën), Jo! 


Pema simbolike e këtyre festave është motivi për të qenë bashkë edhe në një tjetër mënyrë, përveçse si mësimdhënës dhe nxënës! Jemi mbi të gjitha njerëz që kujdesemi dhe e duam njëri-tjetrin! Jemi familje! 

Gëzuar Festat nga shkolla jopublike Nr. 1 Vlorë.



Shkroi Malvina Lamçe Rista

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

721 Lexime
4 muaj më parë