Në cilën moshë fillon të merret pilula?
Mund të thuhet se pilula është metoda e dytë kontraceptive më e sigurt pas prezervativit dhe siguria më e madhe është kombinimi i të dyja metodave.
Gjëja e parë që duhet ta kesh të qartë është vlerësimi i prezervativit si metoda e vetme që të mbron nga dy rreziqet e seksit: shtatzënia dhe sëmundjet seksualisht të transmetueshme.
Për më tepër, është gabim të mendosh se pilula është mënyra më e mirë për të pasur marrëdhënie seksuale pa asnjë pasojë.
Mund të thuhet se pilula është metoda e dytë kontraceptive më e sigurt pas prezervativit dhe siguria më e madhe është kombinimi i të dyja metodave.
Për sa i përket moshës se kur mund të fillohet përdorimi i pilulës, ka nga ata që mbrojnë idenë se pilula mund të frenojë rritjen e adoleshenteve. Por është provuar se sasia e hormonit në pilulë është tejet e vogël, që do të thotë se nuk mund të jetë pengues për rritjen.
Megjithatë, pavarësisht se ç’moshë ke, vetëm gjinekologu është ai që do të vlerësojë nëse duhet ose jo ta përdorësh këtë metodë (pas një kontrolli fizik të përgjithshëm dhe kontrollit fizik të legenit). Ai do të tregojë në mënyrë të saktë e të qartë sasitë që duhet të marrësh, si duhet ta pish apo çfarë duhet të bësh, nëse e harron ndonjë ditë.
Përparësitë e përdorimit të pilulës
- Mund të ndalosh së marri pilulën kur të duash.
- Ndihmon në parandalimin e kancerit të mitrës dhe vezoreve.
- Rregullon ciklin e menstruacioneve, në rast se i ke të çrregullta.
Jo përparësitë e përdorimit të pilulës
- Duhet ta marrësh çdo ditë, sepse nëse e harron, ulet efekti i saj.
- Ka disa efekte dytësore.
- Nuk të mbron nga sëmundjet seksualisht të transmetueshme (SST).
( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )
Të jesh i eksituar është njësoj si të kesh orgazëm?
Mund të arrihet orgazma vetëm me puthje...?
Të gjithë njerëzit kanë anë të këqija dhe të mira