INTELIGJENCA LOGJIKE - MATEMATIKORE

Në matematikë dhe në logjikë procesi dhe rezultati janë të barabarta

Ndërlidhja e logjikës dhe e matematikës është e bazuar në faktin se veprimet me numra apo me shifra si dhe marrëdhënia e tyre qëndron mbi parimet e logjikës

Inteligjenca logjike - matematikore; përfaqëson aftësinë mendore të individit për identifikimin e gjësendeve të botës reale dhe zbulimin e veçorive dalluese dhe atyre të përbashkëta duke krijuar koncepte reale për llojet e ndryshme të tyre në mendjen e tij. Në këtë fushë kontribut të madh ka dhënë Piazhe, i cili zhvillimin e aftësive logjike të individit e ndanë në disa faza. 


Sipas tij fillet e para të marrëdhënieve logjike fillojnë që në kohën e foshnjërisë, kur fëmija është në gjendje që të zbulojë ekzistimin e llojeve të ndryshme të objekteve dhe ajo përforcohet në moshën e adoleshencës kur ai është në gjendje që t’i përdorë fjalët dhe simbolet për t’i shprehë marrëdhëniet e tyre në kohë dhe hapësirë. Tani ata mund të zbulojnë marrëdhëniet logjike ndërmjet pohimeve të ndryshme dhe të nxjerrin hipoteza për situata të ndryshme problemore.


Ndërlidhja e logjikës dhe e matematikës është e bazuar në faktin se veprimet me numra apo me shifra si dhe marrëdhënia e tyre qëndron mbi parimet e logjikës. Në matematikë dhe në logjikë procesi dhe rezultati janë të barabarta. Andaj njohja e matematikës nuk është ndonjë problematikë e veçantë ngase shumë probleme matematikore kanë të bëjnë me jetën praktike dhe me kombinimet e ndryshme logjike (algoritme) që të krijohen modele të një numri të pafund rezultatesh. Këto aftësi janë të lidhura me zonën asociative të korteksit dhe që manifestohen me procesin e të menduarit krijues, të menduarit kritik dhe zgjedhjen e problemit.


(Bazat Psikologjike të të Nxënit, Isuf Zeneli)

4,505 Lexime
8 vjet më parë