Klasa I-III-IV-V

Nivelet e arritjes së kompetencave të fushave të të nxënit në Arsimin Fillor

Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultatit të të nxënit, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Këto nivele hartohen për të mundësuar mësuesit, që të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të klasës së tretë dhe të pestë.

Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultatit të të nxënit, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e tij. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Vlerësimi është pjesë integrale e të nxënit, mësimdhënies dhe programit mësimor dhe kjo sjell që qasja e sigurimit të cilësisë, të zbatohet në mënyrë të barabartë gjatë vlerësimit. Nivelet e arritjes shprehin kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, të shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar mësuesit, që të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të klasës së tretë dhe të pestë. Vlerësimi rigoroz, bazuar në nivele të përcaktuara, krijon besim për vlerësimet e mësuesve, jep siguri te prindërit që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë. 


KËRKESA PËR ZBATIMIN E NIVELEVE TË ARRITJES


Nivelet e arritjes bazohen në rezultatet e të nxënit të kompetencave të përcaktuara për fushat/lëndët përkatëse në dokumentin e kurrikulës bërthamë. Ato përdoren nga mësuesit, hartuesit e teksteve shkollore e materialeve të tjera ndihmëse, specialistët e vlerësimit dhe specialistët e arsimit. Në veçanti, nivelet e arritjes ndihmojnë mësuesin për të planifikuar mësimdhënien individuale, punën e diferencuar sipas nivelit të nxënësit, për të ndikuar pozitivisht në progresin e tij dhe për të raportuar të nxënit e nxënësit. Për të përcaktuar nivelin e arritjes së nxënësit duhen bërë një sërë vëzhgimesh dhe duhen përdorur një sërë instrumentesh vlerësimi, të cilat do të shërbejnë më pas për progresin e tij.


Hartimi i instrumenteve të vlerësimit të arritjeve të të nxënit duhet kryer duke u mbështetur në nivelet e arritjeve që janë përshkruar në këtë dokument. Nivelet e arritjes së kompetencave të fushave të të nxënit, Arsimi Fillor klasa I-III dhe IV-V. Vlerësimi në arsim është procesi gjatë të cilit mblidhen të dhëna dhe gjykohet për vlerën e arritjes së rezultatit të të nxënit, mbi bazën e një kriteri të caktuar. Qëllimi kryesor i vlerësimit është marrja e vendimeve që synojnë përmirësimin e rezultateve të të nxënit dhe vetë procesin e tij. Marrja e vendimeve kërkon grumbullimin e vazhdueshëm të informacionit për të matur dhe për të vlerësuar të gjitha aspektet e procesit. Vlerësimi është pjesë integrale e të nxënit, mësimdhënies dhe programit mësimor dhe kjo sjell që qasja e sigurimit të cilësisë, të zbatohet në mënyrë të barabartë gjatë vlerësimit.


Nivelet e arritjes shprehin kritere të njësuara për vlerësimin e njohurive, të shkathtësive dhe qëndrimeve të nxënësve sipas fushave përkatëse. Këto nivele hartohen për të mundësuar mësuesit, që të përcaktojnë arritjen e kompetencës nga nxënësi në fund të klasës së tretë dhe të pestë. Vlerësimi rigoroz, bazuar në nivele të përcaktuara, krijon besim për vlerësimet e mësuesve, jep siguri te prindërit që të gjithë nxënësit i kanë arritjet e tyre në përputhje me pritshmëritë.


PËRSHKRIM I PËRGJITHSHËM I NIVELEVE TË ARRITJES 

Vlerësimi i nxënësit në klasat I-III për arritjen e kompetencave të fushave të të nxënit bëhet me përshkrim. Ai realizohet me 5 nivelet e arritjes së kompetencave si më poshtë: 

Niveli 1. “Arritje të pakënaqshme”, kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit. 

Niveli 2. “Arritje që kanë nevojë për përmirësim”, kur nxënësi ka arritur vetëm pak nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij dhe e mësuesit. 

Niveli 3. “Arritje të kënaqshme”, kur nxënësi ka përmbushur kërkesat bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, arrin të përparojë. 

Niveli 4. “Arritje shumë të kënaqshme”, kur nxënësi ka përmbushur pjesën më të madhe të kërkesave të të nxënit. 

Niveli 5. “Arritje të shkëlqyera”, kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor. 


Vlerësimi i nxënësit në klasat IV dhe V bëhet me notat 4-10. Nga klasa e katërt deri në klasën e dymbëdhjetë, janë përcaktuar katër nivele arritjeje të njohurive, aftësive dhe qëndrimeve që demonstron nxënësi: 

  • niveli I (pamjaftueshëm, nota 4), kur nxënësi nuk përmbush kërkesat bazë të të nxënit; 
  • niveli II (mjaftueshëm, notat 5-6), kur nxënësi ka arritur disa nga kërkesat bazë të të nxënit dhe kërkohet mbështetje dhe punë e vazhdueshme nga ana e tij për të përparuar; 
  • niveli III (mirë, notat 7-8), kur nxënësi ka përmbushur një pjesë të konsiderueshme të kërkesave bazë të të nxënit dhe, kur me mbështetjen e mësuesit, vazhdon të përparojë; 
  • niveli IV (shumë mirë, notat 9-10), kur nxënësi përmbush plotësisht dhe me cilësi kërkesat e të nxënit të programit lëndor. 

Shënim. Në klasat IV-V janë përcaktuar katër nivele arritje pasi në këtë grupmoshë fillon të rritet pesha e njohurive dhe e formimit akademik në vlerësimin e nxënësit dhe vlerësimi nuk bazohet më në kriterin e normës.

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

11,263 Lexime
3 vjet më parë