MËSIM JETE

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë...

Mësimi i jetës që një mësues i dha nxënësve të tij, përmes një shembulli shumë të thjeshtë. Ja se çfarë shkroi ai.

Një ditë, një mësues shkroi në dërrasën e zezë:

9 x 1 = 7

9 x 2 = 18

9 x 3 = 27

9 x 4 = 36

9 x 5 = 45

9 x 6 = 54

9 x 7 = 63

9 x 8 = 72

9 x 9 = 81

9 x 10 = 90


Pasi e shkroi, tabelën e shumëzimit të numrit 9, u kthye nga klasa dhe vuri re se të gjithë nxënësit po qeshnin, për gabimin që kishte bërë në veprimin e parë.


Mësuesi, iu drejtua nxënësve dhe tha:

"E shkrova veprimin e parë gabim, qëllimisht, sepse doja që ju të mësonit diçka të rëndësishme. E bëra vetëm për t'ju treguar se si do t'ju trajtojë bota atje jashtë, kur të dilni në jetë. A e vutë re, se unë shkrova nëntë veprime të sakta, por askush nuk më tha se isha i zoti? Të gjithë qeshët dhe më kritikuat për një gabim të vetëm. Ky pra, është mësimi i sotëm: Askush nuk do ju vlerësojë për gjithë gjërat e mira që do të bëni, por do t'ju kritikojnë gjithmonë për një gabim të vetëm që do të bëni..."



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

7,754 Lexime
3 vjet më parë