Njoftim për shitjen e teksteve shkollore në Tiranë
U lutemi të gjithë prindërve dhe nxënësve që të fillojnë menjëherë blerjen e teksteve për të shmangur radhët e gjata në ditët e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor.
Shoqata e Botuesve të Teksteve Shkollore njofton të gjithë drejtorët e shkollave dhe mësuesit, prindërit dhe nxënësit e qytetit të Tiranës se libraritë pranë shkollave janë furnizuar me tekstet shkollore të arsimit parauniversitar. Ky vendim është marrë për të shmangur problemet e krijuara viteve të kaluara, kur shitja e teksteve është bërë pa përdorimin e kasës fiskale. Në rast të mungesës së librarive, shitja do të bëhet në mjediset pranë shkollave nga persona të autorizuar.
U lutemi të gjithë prindërve dhe nxënësve që të fillojnë menjëherë blerjen e teksteve për të shmangur radhët e gjata në ditët e fundit para fillimit të vitit të ri shkollor.
Rregullorja e shkollës
Plan "PEI", për nxënësit me vështirësi në të nxënë
“Ditari i karrierës”, udhërrëfyes për nxënësit e klasave të 9-ta në drejtim të zhvillimit personal dhe profesional