Nxënësi flet me vështirësi, çfarë mund të bëjë mësuesi?

Nga përvoja dhe studime të ndryshme, rezulton se në çdo shkollë ka fëmijë që e fillojnë shkollën duke patur vështirësi në komunikim. Ky problem është një disavantazh, pasi gjuha është mjeti kryesor për të mësuar

Herën tjetër folëm se si mund të punojmë më fëmijët që kanë vështirësi në lexim. Në vazhdim të kësaj, sot po ndalemi në një informacion më të hollësishëm, për punën më nxënësit që kanë vështirësi në të lexuar dhe në të folur.

Nga përvoja dhe studime të ndryshme, rezulton se në çdo shkollë ka fëmijë që e fillojnë shkollën duke patur vështirësi në komunikim. Ky problem është një disavantazh, pasi gjuha është mjeti kryesor për të mësuar.

Këta fëmijë kanë nevojë për një ambjent gjuhësor të përshtatur ndaj nevojave të tyre individuale dhe kërkesave të kurrikulës. Kjo do të bënte që ata të mos rrezikojnë në përparimin e tyre

Vështirësia në gjuhën e folur ndahet në :

Formë (konfigurimi dhe tingulli i mesazhit)

Përmbajtje (domethënia e mesazhit)

Përdorim (mesazhe të ndryshme në kontekste të ndryshme)

Vështirësitë ndeshen në një fushë ose të kombinuara.

Problemet me formën.

Fëmija ka problem me tingujt dhe gramatikën. Tjetërsojnë  germat psh “t” me “th” , mund të ketë problem me qiellzen etj,  pra ka probleme fizike apo fonetike . Këta fëmijë flasin dhe kuptojnë.

 Çfarë mund të bëjë mësuesi?

Kërkon ndihmën e një terapisti për problemet fizike dhe fonologjike.

Zhvillon lojra që fokusohen në dëgjimin dhe dallimin e tingujve të të folurit. Zakonisht përdoren fjalë të thjeshta,  fjalë që fëmja ka vështirësi për t”i shqiptuar. I jep lojra që imitojnë fytyra të ndryshme, gjë që zhvillon muskulaturën e gojës.

Për vështirësitë gramatike, si fillim, mësuesi duhet të dallojë vështirësitë gjuhësore që ka nxënësi si psh mësimi e rregullave gramatikore. Fjalitë e tyre janë të ndërtuara keq. Nëpërmjet një analize gjuhësore do kuptohet në se ka vështirësi në formulimin e pyetjeve, apo përdorimin e përemrave , në përdorimin e kohës së shkuar etj.

Mësuesi duhet të përdorë biseda normale me gjuhë sa më të thjeshtë e të kuptueshme.

Probleme me përmbajtjen.

Nxënësit kanë vështirësi me mënyrën se si ata shprehen me fjlaë, apo në mësimin e fjalëve të reja. Ata mund të kenë vështirësi në gjetjen  e një fjale të caktuar, gjë që e çorienton të folurit. Kjo gjë i kufizon në të shprehur, por edhe për të kuptuar të tjerët.

Çfarë mund të bëjë mësuesi?

Krijo një listë fjalësh prioritare për një temë të caktuar. -Kërkoji nxënësit  të gjejë një fjalë nga një përkufizim i dhënë, apo të përkufizojë një fjalë të dhënë.

Inkurojo fëmijët për të pyetur për fjalët që nuk ua dinë kuptimin. Në se fëmija ka vështirësi në gjetjen e fjalës, ndihmoje duke i treguar germën apo rrokjen e parë.

Probleme me përdorimin e gjuhës.

Këta fëmijë kanë vështirë të shprehen kështu që përdorin shumë gjestet. Kjo shihet edhe në lojë.

Çfarë mund të bëjë mësuesi?

Veço  aktivitete që i interesojnë fëmijës duke i komentuar ato dhe duke e inkurajuar me kontaktin me sy gjë që tregon në se fëmija po të dëgjon apo jo.

Krijo mundësi të shumta me dramatizime  e lojra ku kërkohet përdorimi i gjuhës në kontekste të ndryshme.

Inkurajoje për të marrë inisiativën për të bërë pyetje.

Ndihmoje me pyetje si  Ku? Kur ? Si? Çfarë? Etj.

Çfarë duhet bërë në rastet kur nxënësit belbëzojnë.

Përqëdrohu në atë çfarë thotë fëmija dhe jo tek belbëzimi.

Ji vëmendshëm deri sa fëmija të ketë mbaruar së foluri.

Shmang fjalët “flit ngadalë” “thuaje prapë”.

Inkurajo vetëbesimin nëpërmjet këngëve dhe poezive me rimë.

Vlerësoje sa herë që vë në dukje përmirësimin e tij.

( Përshtati: Drita Kolndreu)

11,310 Lexime
8 vjet më parë