IDENTITETI KOMBËTAR

Objektet e trashëgimisë kulturore, veshja popullore shqiptare

Trashëgimia kulturore përfshin pasurinë kulturore materiale dhe jomateriale, të luajtshme dhe të paluajtshme, si një tërësi vlerash kulturore mbartëse të kujtesës historike dhe identitetit kombëtar, si dhe me rëndësi shkencore ose kulturore.

➢Veshja është një nga elementet më të rëndësishëm të artit popullor. Veshjet karakterizohen nga një bukuri artistike dhe ndryshojnë sipas krahinës dhe gjinisë. Veshjet popullore krahasohen me gjuhën shqipe dhe traditat e tjera kulturore, ato paraqesin histori në vetvete.


➢Kostumografia është një simbolikë krahinore, veshjet janë ruajtur dhe përshtatur deri në kohët e sotme nga Jugu në Veri. Veshjet janë thesar i paçmuar për traditën kulturore të popullit tonë. Veshjet i ndajmë në të Shqipërisë së Veriut, Shqipërisë së Mesme dhe Shqipërisë së Jugut.


Karakteristikat e veshjes popullore të Veriut:

Xhubletë, pantallona, shajaku, opinga me majë, zbukurime te femrat


Karakteristikat e veshjes popullore të Shqipërisë së Mesme:

Çitjane, takie, jelek i qendisur me fije ari, kapela e qendisur, zbukurime në kokë


Karakteristikat e veshjes popullore të jugut:

Fustanellë, qeleshe, opinga me xhufka, përparëse e qendisur

Punoi mësuese Lyti Palluqi

© Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

80,675 Lexime
3 vjet më parë