Teknologji

OpenAI lanson GPT-4o, një model më i shpejtë që është falas për të gjithë përdoruesit e ChatGPT

GPT-4o është i aftë të analizojë zërin, imazhin dhe tekstin në kohë reale, duke bërë të mundur edhe komunikimin në 50 gjuhë të botës.

Kompania OpenAI ka prezantuar modelin e  inteligjencës artificiale (AI) të quajtur GPT-4o, i cili paraqet një hap përpara drejt një ndërveprimi më natyral mes njeriut dhe kompjuterit.


Ky model është i aftë të analizojë zërin, imazhin dhe tekstin në kohë reale, duke pritur çdo kombinim të tyre si hyrje dhe duke prodhuar përgjigje të ndryshme bazuar në multimodalitet.


Në një njoftim të drejtpërdrejtë të hënën, shqiptarja Mira Murati, e cila është njëherazi drejtoreshë e teknologjisë së OpenAI ka theksuar se GPT-4o është shumë më i shpejtë dhe përmirëson aftësitë në tekst, në vizion dhe në audio. 


Ajo gjithashtu bëri të ditur se ky model do të jetë falas për të gjithë përdoruesit, ndërsa përdoruesit me pagesë do të kenë kapacitet pesë herë më shumë se përdoruesit që e përdorin falas.


Prezantimi i këtij modeli synon të ofrojë një përvojë më të lehtë për përdoruesit dhe të përparojë ndërveprimin njeri-kompjuter në një mënyrë më natyrale. Pritet që ky model të jetë në dispozicion së bashku me produktet e OpenAI-së në javët në vijim.



Kliko këtu



Përgatiti: Arlinda Hajdarajgazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën. 
©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

727 Lexime
6 muaj më parë