Kujdesi për lëkurën

Pak kohë për veten, maska fytyre në kushtet e shtëpisë

Pas disa ditëve të ngarkuar në shkollë, është koha t'i përkushtoheni më shumë vetes. Materiali ju njeh me disa lloje maskash për fytyrën të cilat mund t'i realizoni në kushtet e shtëpisë.

Lëkura është organi më i madh në trupin e njeriut, e cila mbulon dhe mbron organet e brendëshme dhe per këtë arsye lekura përballet çdo ditë me papastërtitë, pluhrat, nxetësinë, të ftohtin etj. Por lëkura e fytyrës është me delikate dhe ajo që ekspozohet me shumë, për këtë arsye ne kemi probleme të shumta me lekuren e fytyrës. Dikush ankohet për një fytyre të thatë, dikush tjetër për një lekurë fytyre të yndyrshme, për një fytyrë me anke apo një lekurë fytyre me shumë rrudha. Për këto probleme me fytyrën tuaj mbase do ju vijnë në ndihmë maskat e mëposhtëme që mund t'i përgatisni në shtëpi në një menyrë shumë të thjeshtë dhe me pak përberës pa kosto të lartë.


1.Maska me kafe

Pergatitja: Maskë e thjeshtë dhe vetëm me dy perbërës. Një lugë kafe turke dhe një lugë vaj ulliri. I përziejmë bashkë dy përbërësit deri derisa të arrihet një masë homogjene. 

Si t'a përdorim: Masen e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë rreth 15 deri 20 minuta me pas e lajmë fytyrën me ujë të vakët. Kokrrat e kafes do ju ndimojnë të pastroni lekurën e fytyrës tuaj nga qelizat e vdekura, gjithashtu do t’iu sigurojnë një efekt antirrudhë falë përmbajtjes së lartë me antioksidues, ndërsa vaji i ullirit ju ndimon ne mbylljen e poreve. 


2.Maska me sodë, mjaltë dhe leng limoni 

Përgatitja: Një lugë kafë mjaltë një lugë çaj limoni dhe një lugë çaji sodë buke. I pëzjejmë tre përbërësit deri sa të arrihet një masë homogjene. 

Si t'a përdorim: Masën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë 30 min, maska fillimisht do t’ju djegë pak, por është normale në qoftë se djegia vazhdon për më shumë se 5 min, lajeni fytyrën menjëherë. Për çfarë shërben kjo maskë? Soda e bukës ndimon në mbylljen e poreve dhe pastron thellë lëkuren nga yndyrnat e panevojshme . Lëngu i limonit zbut dhe pastron lëkurën nga qelizat e vdekura gjithashtu ka efekt antibakterial. Mjalti pastron hidraton dhe ushqen lëkuren dhe parandalon çarjet e lëkures.


3.Maskë me kastravec për fytyrë të thatë

Përgatitja: ½ kastravec dhe 1 lugë gjelle kos. I përzjejmë përbëresit si një pure. 

Si t'a përdorim: Lajmë fytyrën me ujë të ngrohtë dhe me pas aplikojmë masën e përgatitur ne fytyrë. E mbajmë për 10 deri në 15 minuta me pas e lajmë fytyren me ujë të ngrohtë dhe më pas me ujë të ftohtë. Në fund aplikojmë një pik vaj ulliri për të hidratuar fytyrën. Kjo maskë do t'ju ndimojë të keni fytyrë të hidratuar, të qetësuar. Kastaveci i kombinuar me kos do ta bëjë lëkurën tuaj përsëri të butë dhe të lëmuar.



 4.Maskë me portokall për lëkurë të shëndritëshme 

Përgatitja: 1 lugë e bluar lëkurë portokalli dhe dy lugë kos. Përzjejini mirë ingresientët për katër minuta dhe maska është gati.Si ta përdorim: Masën e përgatitur e vendosim ne fytyrë dhe e mbajmë 20 minuta . Nga kjo maskë do të fitoni një lekurë të pastër , të fresketë dhe të tonifikuar. 


5. Maskë për fytyrë me njolla 

Përgatitja: 1 patate dhe ½ karrotë, i miksojmë ingredientët në blendër deri sa të arrihet një masë homogjene.

Si ta përdorim: Masën e përgatitur e aplikojmë në fytyrë dhe e mbajmë rreth 20 ose 25 minuta me pas e lajmë fytyren si noralisht. Maskat që shpjeguam më lart mund t’i përdorim dy deri tre hërë në javë dhe do të shihni që rezultatet do të jenë fantastike. 


Përgatiti: Evalina Rami 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

8,757 Lexime
3 vjet më parë