USHQIMET E PASURA ME VITAMINA

Patatet e detit, burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B

Një perim që ngjan me dardhën por ka shijen e kungullit, quhet patate deti. Ndryshe ky perim njihet me emrin kajotë. Dardhat Kajote janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B.

Një perim që ngjan me dardhën por ka shijen e kungullit, quhet patate deti. Ndryshe ky perim njihet me emrin kajotë. Kokrrat e kajotës kanë një ngjyrë të gjelbër të çelët ose të verdhë. Në disa raste, lëkura e tyre është e lëmuar dhe në disa raste me gjemba.


Ashtu si edhe kungulli, Kajota është një nga perimet që përmbajnë pak kalori: 16 kalori në 100 gramë. Nuk përmban yndyrna të ngopura apo kolesterol. Megjithatë është e pasur me fibër dietike, minerale dhe vitamina.


 Kajota është një burim i pasur i kompleksit të vitaminës B dhe folatit. Në 100 gram të kësaj perimeje gjeni 23% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminave. Ndikimi dhe roli i folatit para dhe gjatë shtatzanisë është i jashtëzakonshëm. Dardhat Kajote janë një burim i mirë i vitaminës C dhe i kompleksit të vitaminës B si thiamina, riboflavina, dhe minerale si hekuri, mangani, fosfori, zinku dhe bakri.


Pataten e detit mund ta konsumoni në mënyra të ndryshme. Mund ta zieni dhe ta konsumoni si sallatë, por edhe mund ta piqni. 



Përgatiti për publikim P.Shtini

©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

3,034 Lexime
3 vjet më parë