Apeli

Pedagogia Nora Malaj: A ka mundësi që mësuesit të heqin dorë nga mini testi?

Pedagogia dhe ish- deputetja Nora Malaj ka ngritur zërin për një praktikë që zhvillohet gjerësisht në shkolla, por që sipas saj duhet të hiqet menjëherë dorë. Bëhet fjalë për testet e ndërmjetme, ose mini testet. Malaj jep arsyet pse duhet të ndodhi kjo gjë.

Pedagogia dhe ish- deputetja Nora Malaj ka ngritur zërin për një praktikë që zhvillohet gjerësisht në shkolla, por që sipas saj duhet të hiqet menjëherë dorë.


Në një intervistë televizive, Malaj tha se nxënësit nuk janë ushtarë të dijes, por duhet të ecin drejt saj duke i ndihmuar.

“Tendenca e shkollave është që të bëjnë mini test dhe unë dua të bëj një apel për të gjithë mësuesit. A ka mundësi të hiqni dorë nga mini testi? Dhe dua të them me zë të lartë që nuk janë fëmijët ushtarë të dijes. Fëmijët duhet të ecin te dija duke u marrë përdore dhe duke i ndihmuar ata që nëpërmjet modelit të mirë të ‘Montessorit’, lojës dhe qasjes logjike, të ndërtojnë formatin e qindësheve, të dhjetësheve dhe të njësheve”, u shpreh pedagogia.



Nora Malaj, gjithmonë e ka ngritur zërin për çështje shqetësuese në shoqëri, njëjtë si kjo e fëmijëve që ndonjëherë duket sa për të plotësuar oraret mësimore nga stafi mësimdhënës.



Kaltra Tafani 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

6,543 Lexime
9 muaj më parë