RUAJTJA NGA RREZET E DËMSHME

Për një lëkurë të shëndetshme dhe të mbrojtur gjatë stinës së verës

Gjatë stinës së verës lëkura është e predispozuar të përthithë shumë rreze. Jo të gjitha rrezet janë të shëndetshme, ndaj duhet të ruhemi prej tyre. Ju sjellim disa këshilla për një lëkurë të mbrojtur.

Gjatë stinës së verës lëkura është e predispozuar të përthithë shumë rreze. Jo të gjitha rrezet janë të shëndetshme, ndaj duhet të ruhemi prej tyre. Ju sjellim disa këshilla për një lëkurë të shëndetshme. Një fakt i tillë ndikon sidomos tek fëmijët e vegjël të cilët kanë një lëkurë më delikate. 


1. Përdorimi i filtrave diellor me faktor mbrojtje më të lartë se 15. Mjafton një faktor mesatar në të shumtën e rasteve. Kremi mbrojtës 50+ mbron vetëm 5% më shumë se kremi me faktor mbrojtje 30. E rëndësishme në rastin e fëmijëve ose të personave me lëkurë të çelët është të mos zbresin kurrë poshtë faktorit 15.


2. Vendosni kremin e diellit përpara se të dilni nga shtëpia që në mëngjes dhe të vendoset sërish çdo dy orë, sidomos pasi keni dalë nga uji i detit. Mbrojtja zhduket nga lëkura mënjëherë pas dy orëve.


3. Duhet të shmangni ekspozimin kur rrezatimi është në kulmin e tij, sidomos tek fëmijët e vegjël. Në mëngjes dielli ndryshe nga mesdita ka më pak rreze me UVB, rreze të cilat djegin lëkurën dhe me kalimin e kohës shkaktojnë tumore. I vetmi avantazh është të përpiqeni të ruani veten nga dielli. Megjithatë nuk mjafton të qëndroni në hije, pasi rrezet e diellit reflektohen edhe nga rëra apo nga uji, kështu që vetëm duke qëndruar poshtë çadrës mund të përthithim rreth 50% të këtyre rrezeve. Kini kujdes edhe nga ditët me re, pasi rrezet ja dalin të filtrohen dhe të arrijnë në lëkurën tuaj. Gjithashtu kujtoni se djegiet nga dielli nuk i merrni vetëm në plazh, por kudo.


4. Thahuni mirë pasi keni dal nga uji. Efekti “pasqyrë” i pikave të ujit e ul kapacitetin e kremërave mbrojtës, madje edhe atyre rezistent ndaj ujit.


5. Shikoni skandencën e kremrave. Mos e përdorni kremin nëse keni 12 muaj që e keni blerë. 


6. Mbani kapele, pasi mbroni fytyrën tuaj në një përqindje të lartë.


7. Ushqehuni shëndetshëm, nëse kërkoni të fitoni një ngjyrë të bukur. 



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,051 Lexime
3 vjet më parë