Aktualitet

Për nxënësit e shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut transporti publik ofrohet falas edhe gjatë pushimeve verore

Gjatë verës rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme në Maqedoninë e Veriut do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera.

Gjatë këtij pushimi veror, rreth 23.000 nxënës të shkollave të mesme do të mund të shfrytëzojnë transportin publik falas për të vijuar mësim plotësues, orët e mësimit praktik, si dhe për të vizituar aktivitete kulturore, sportive apo aktivitete tjera, ka vendosur sot Këshilli i Qytetit të Shkupit në seancën e 13-të.


Në vitet e kaluara bileta falas u vlente nxënësve vetëm gjatë vitit shkollor, ndërsa për muajt e pushimit veror mund të merrnin biletë mujore me çmim prej 600 denarë për shfrytëzimin e të gjitha linjave, për një muaj, gjegjësisht për muajin korrik ose gusht. “Me vendimin e sotëm të Këshilli i Qytetit të Shkupit do të mund të voziten falas”, citojnë mediat maqedonase.



Transporti falas vlen për të gjithë nxënësit e arsimit të mesëm të detyrueshëm në shkollat e mesme nën kompetencë të Qytetit të Shkupit, si dhe për ata që mësojnë në shkollat e mesme shtetërore.



© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

398 Lexime
4 muaj më parë