Lëngje

Pijet që ushqejnë trurin dhe rrisin përqendrimin

Këto janë disa receta të cilat janë sugjeruar nga Blerina Bombaj. Pijet e përgatitura shërbejnë për të rritur përqendrimin dhe ju ndihmojnë në procesin e të mësuarit.

Lëngu i memories

  • 1 mollë jeshile
  • pak spinaq
  • 1 degë rozmarinë
  • 1 lugë të vogël Matcha
  • 1 kastravec
  • pak lëng limoni jeshil

Matcha është çaj jeshil pluhur. Ai shquhet për vetitë e fuqishme të përforcimit të përqendrimit dhe kthjellimit ndërkohë që rrit nivelin e energjisë. Mund ta gjeni në dyqanin ATSH caffe (përballë shkollës “Sabaudin Gabrani”), ose në dyqanin e prodhimeve orgainke “Edesia”. Një zgjedhje më ekonomike është çaji jeshil me të cilin mund të zëvendësoni. Kulloni 1 lugë çaj jeshil në ½ kupë ujë të nxehtë dhe e bashkoni me lëngun e mësipërm.

Rozmarina është erz e cila përmban vajra volatil që ndikojnë në qendrën e memories.Mjafton edhe të nuhasni këtë bimë dhe mund të merrni efektet e dobishme te saj.

Lëng për të fituar energji

  • 1 panxhar
  • ½ kupeluleshtrydhe
  • ½ banane
  • 1 grushtrukola
  • 1 luge tevogel fara kerpi

Përgatitja

Shtrydhni rukolën dhe panxharin në një shtrydhëse. E kaloni lëngun në blendër dhe bluani përbërësit e tjerë bashkë me lëngun e shtrydhur dhe pak ujë.

Fara kërpi gjeni në dyqanin organik “Edesia”. Ato janë burimi bimor më i pasur i proteinave. Mund t’i zëvendësoni edhe me fara lini.

Milk Shake

  • ½ gotës qumësht kokosi të holluar me 1/3 gotës me ujë
  • 1 lugë kakao të pastër
  • 1 lugë mjaltë
  • ½ lugë kanellë
  • 1 lugë fara chia

Përgatitja

I bluani të gjitha në blender.

Qumësht kokosi të një cilësie shumë të mirë gjeni te Carrefour, në stendën e produkteve nga bota. Mund ta zëvendësoni edhe me qumësht bajamesh, soje ose lope.

Kakao të papërpunuar gjeni në dyqanin “Edesia”, e cila mund të konsumohet siç është.

Lëng rigjenerues

  • 1/3 gotës me qumësht të freskët lope
  • 1 shkop kanelle
  • 1 lugë sheqer kaf nga kallam sheqeri
  • 1 të verdhë vezë
  • pak vanilje

Përgatitja

Zieni qumështin me kanellën dhe vaniljen. Rrihni vezën me sheqerin. Hiqni qumështin nga zjarri dhe i shtoni ngadalë-ngadalë vezën duke i përzier. E lini në frigorifer dhe e konsumoni të nesërmen në mëngjes.

Vezët përmbajnë acidin lyror DHA i cili luan rol kyç në rigjenerimin e neuroneve e veçanërisht në qendrën e memories.

Këshilla të tjera të rëndësishme

  • Flini gjumë mjaftueshëm
  • Pini ujë të paktën 2 -2.5 litra në ditë
  • Mos anashkaloni mëngjesin
  • Evitoni konsumin e sheqerit të bardhë dhe ëmbëlsirave
  • Mos rrini më shumë se 3 orë pa ngrënë

(Blerina Bombaj)

4,060 Lexime
7 vjet më parë