Model

Plan aktiviteti: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9–vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush. Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve.

Shkolla 9–vjeçare “Seit Tagani”, TRUSH

PËRGATITI: Valbona Mlika


Plan aktiviteti

Tema: I themi “Jo” dhunës ndaj fëmijëve

Aktivitet i organizuar nga nxënësit dhe mësuesit e shkollës 9 – vjeçare “Seit Can Tagani”, Trush. 


Qëllimi:


Ky aktivitet ka si qëllim ndërgjegjësimin e nxënësve dhe komunitetit për zgjidhjen paqësore të konflikteve që lindin, duke shmangur dhunën në të gjitha format e saj.

Pjesëmarrësit: Nxënësit, mësuesit, punonjësja sociale .

Përfituesit: Nxënësit e arsimit fillor, të arsimit të mesëm të ulët dhe komuniteti.

Kohëzgjatja: 2 orë mësimore.

Vendi: Oborri i shkollës dhe fshati. 

Ora: 11:00-12:30


Mjetet: 

Fjongo blu të vogla, fjongo blu të mëdha, pankarta, shportë, fletushka me mesazhe, tollumbace me ngjyra blu dhe të bardhë, vizatime të realizuara nga nxënësit. 


Buxheti: 

U mundësua nga bordi i shkollës.

(Shuma e mundësuar, 11150 lekë.)

Amplifikator 9000

Tullumbace 1200

Fjongo blu 500

Gjilpëra të vogla 200

Kartonë 150


KOMPETENCAT E ARRITJES NË KËTË AKTIVITET


  • Të diskutojnë mbi format e ndryshme të shfaqjes së dhunës në shkollë.
  • Rëndësia e eliminimit të të gjitha formave të dhunës nga sistemi arsimor.
  • Mësuesja e historisë , realizon pankartat me mesazhe kundra dhunës në çfarëdo lloj dhune.
  • Nxënësit shkruajnë në fletushka “mesazhe lumturie”.
  • Përgatitja e dy pankartave të mëdha me nga një fjongo blu si mesazh kundra dhunës.
  • Lexim me role i pjesës letrare “I forti”.
  • Klubi i piktorëve realizon ekspozitë me punime të artit figurativ me temë: “JO” dhunës!


Mënyra e realizimit

1.Secila klasë si në AF ashtu edhe AMU organizojnë orë të veçanta gjatë javës, ku në qendër do të jetë mesazhi kundër dhunës.


2.Mësuesja e historisë ka përgatitur një projekt me temë: 

Dhuna nuk duhet të ekzistojë! 


3.Klasa e tetë realizon lojën me role të pjesës letrare “I forti”, ku në qendër janë dy nxënës shkolle ku njëri është bullizuesi dhe tjetri i bullizuari. Nga kjo pjesë letrare nxënësit marrin disa mesazhe të rëndësishme. 

  • Mospërdorimi i dhunës.
  • Besimi në vetvete.
  • Kënaqësia që të jep, kur ti ndihmon një njeri në nevojë.


4.Nxënësit e AF përgatitin fletushka, në të cilat shkruajnë mesazhe kundër përdorimit të dhunës, të cilat i kanë quajtur “mesazhe lumturie”.


5.Me anë të çantave nxënësit realizojnë mesazhin “Stop dhunës” në oborrin e shkollës.


6.Janë ekspozuar pikturat e realizuara nga “Klubi i piktorëve”. Nxënësit e shkollës shijojnë pikturat duke marrë njëkohësisht edhe mesazhin që përcillet në to.


Në orën 11:00 nxënësit mblidhen në oborrin e shkollës ku do të dëgjojnë mesazhe të ndryshme, të cilat kanë në qendër mospërdorimin e dhunës në çfarëdo lloj forme.

Një përfaqësi e nxënësve së bashku me drejtuesen e I-A dhe disa mësues dalin në fshat, ku nxënësit u ndajnë komunitetit “mesazhet e lumturisë”.


Kthimi në ambientet e institucionit arsimor.

©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,923 Lexime
2 vjet më parë