PLAN AKTIVITETI

Plan aktiviteti me nxënës

Zarina Napi, mësuese e shkollës 9-vjeccare “Agim Tafili”, ka hartuar dhe realizuar këtë plan aktiviteti me temë “Festojmë festat e 28-29 Nëntorit”. Synimi është njohja e nxënësve me rëndësinë e këtyre datave historike

PLAN AKTIVITETI

Tema: Festojmë festat e 28-29 Nëntorit.

Klasa: VI,VII,VIII,IX (nivel shkolle).

SynimiNjohja e nxënësve me rëndësinë e këtyre datave historike.

Përfituesit: nxënësit e klasave VI,VII,VIII,IX.


Koha e aplikimit:1 Muaj

Pjesëmarrësit: nxënësit, mësues, prindër, përfaqësues të drejtorisë, përfaqësues të komunitetit, psikologia e shkollës etj.


Pritshmëritë:

• forcimi marrëdhënieve prind –mësues- nxënës

• stimulim i talenteve të reja

• ndjenja patriotizmi


Rezultatet sipas kompetencave kyçe:

-Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe bëjnë dallimin mes tyre

-Të përshkruajnë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë që kontribuan në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë.

-Të përcjellim mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e luftarëve tanë.

-Të përshkruajnë bukur Marigonë (vajza që qëndisi flamurin).

-Të interpretojnë bukur role.

-Të recitojnë bukur vjersha kushtuar atdheut.

-Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.

-Të flasin për rëndësinë e çlirimit të atdheut.

-Të këngojnë bukur dhe me ndjenjë, këngë kushtuar luftarëve që flijuan jetën për çlirimin e atdheut.

- Të njohin rëndësinë e këtyre datave historike dhe të bëjnë dallimin mes tyre. 

• Të përshkruajë bukur figurën e Ismail Qemalit dhe patriotëve të tjerë shqiptarë që 

• Të përcjellin mesazhe nëpërmjet interpretimit, duke sjellë fjalët e luftëtarëve tanë


METODAT:

Diskutimi i lirë

Veprimtari praktike

Punë në grup

Mjetet e punës

Magnetofon, disqe me këngë  kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë, materiale të ndryshme për zbukurimin e ambientit të shkollës, video- projektor, aparate fotografike, flamuj, postera etj.


Struktura e zhvillimit  të veprimtarisë

1-Faza përgatitore

Prezantohet me video- projektor një material filmik ku Ismail Qemali shpall pavarësinë në Vlorë.

Fillon diskutimi:

Ç’përqasojnë pamjet e mësipërme?

Çfarë informacioni na japin?

A ndiheni krenarë?


2-Faza e realizimit të veprimtarisë

Ndarja e grupeve:

Grupi i recituesve

• Ka për detyrë të përgatisë vjersha kushtuar atdheut, duke interpretuar me ndjenjë dhe emocione.

Grupi i këngëtarve

• Ka për detyrë të gjejë dhë të interpretojnë bukur këngë kushtuar atdheut tonë.

Grupi  i dramatizimit 

• Ka për detyrë të na risjellin momentin e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë nga Ismail Qemali, qëndisjen e flamurit nga Marigoja.

Grupi i kërcimit

• Ka për detyrë të paraqesë një valle tradicionale shqiptare.

Grupi i reklamave:

• përgatitin skenarin.

• përgatitin ftesa për të ftuarit.

Grupi i ekonomistëve të vegjël

• Siguron buxhetin paraprak.

• Ndan buxhetin sipas nevojave që kërkohet.


 Detyrë

 Hartojmë bashkë me nxënësit një orar në lidhje me përgatitjen e aktivitetit.

 2 orë pas mësimit, çdo të hënë të muajit Nëntor.

 Informimi i vazhdueshëm mbi mënyrën se si po ecën organizimi i aktivitetit.

 Shkëmbimi i vazhdueshëm i mendimeve.

 Caktimi i datës së organizimit të veprimtarisë.

3-Faza e organizimit të  aktivitetit

 Përgatitet ambienti  (pjesa hyrëse  e shkollës).

 Vendosen karrige për akomodimin e familjarëve.

 Në vende të dukshme vendosen flamujt kuqezi.

 Nxënësit performojnë në këngë, në kërcim, me interpretime të poezive dhe dramatizim.

 Prindërit të ndryshëm përshëndesin herë pas here me duartrokitje.

 Përfaqësues nga komuniteti janë të pranishëm.

 Mësues –prindër janë të lirshëm për të biseduar rreth organizimit dhe interpretimit të nxënësve.


Përfundime

 Ishte një festë e bukur dhe plot ndjenja krenarie dhe atdhetarizmi.

Nxënësit:

(U ndjemë shumë mirë…., ……..jam krenar që jam shqiptar, bashkë mund të bëjmë përsëri gjëra të bukura… ishte perfekte!).

(Zarina Najpi; Portali Shkollor)

27,031 Lexime
4 vjet më parë