Projekt ndërlëndor

Plan projekt ndërlëndor për klasën e parë: Ushqimi dhe shëndeti

Ky është një projekt ndërlëndor për klasën e parë, ku si qëllim kryesor është përdorimi i ushqimeve të shëndetshme në dietën ushqimore të fëmijëve. Projekti u hartua nga mësuesja Anila Londo.

Projekt: Ushqimi dhe shëndeti

Klasa I



Synimet e projektit “Ushqimi dhe shëndeti” janë: 

1. Ndërgjegjësimi i fëmijëve për dëmtimet që shkaktojnë në shëndetin e tyre ushqimet e dëmshme;

2. Marrja e ushqimeve të freskëta nga shtëpia në orën e pushimit të madh në shkollë;

3. Përdorimi i ushqimeve të shumëllojshme;

4. Pakësimi i përdorimit të lëngjeve të gazuara dhe të konfeksioneve të gatshme. 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

2,659 Lexime
1 vit më parë