Model

Plani edukativ

Mësuesit kanë shkruar në [email protected] dhe kanë kërkuar një model të planit edukativ. Portali Shkollor ju sjell një model sipas të cilit ju mund të ndërtoni planin tuaj, duke shtuar pika të tjera specifike.

Plani edukativ është pjesë e përgatitjes së mësuesit për vitin shkollor. Hartimi i tij është në varësi të nxënësve të klasës, nevojave të tyre dhe problematikave që ata kanë. Mësuesi kujdestar duke i njohur mirë nxënësit, familjet nga vijnë, problematikat që kanë në komunitetet, problemet shëndetësore dhe vështirësitë që hasin në mësime harton një plan edukativ, cakton objektiva të qarta dhe punon për arritjen e tyre.


Zhvillohen zgjedhjet në klasë. Nxënësit zgjedhin senatorin e klasës. Zgjidhen edhe disa nxënës të cilëve u caktohen detyra specifike.


Pjesë e rëndësishme e punës së mësuesit në tërësi është bashkëpunimi me prindërit, prandaj në planin edukativ përcaktohen ditët kur do të zhvillohen takimet me prindër. Zgjidhet këshilli i prindërve, kryetari i tij dhe përcaktohet se si do të bashkëpunojnë me mësuesen për arritjen e rezultateve maksimale. 


Shikojeni hap pas hapi ndërtimin e planit edukativ.


Republika e Shqipërisë

Ministria e Arsimit  dhe Sportit

Drejtoria Arsimore Rajonale e qytetit _________________________

Gjimnazi : __________________

Qyteti: ______________________

Klasa: ___________________

Mësuesja Kujdestare: ____________________________

Viti shkollor: __________________________


“Një mësues nuk duhet të ketë ndonjë të favorizuar, ndaj nuk duhet të ndajë të varfrit nga të pasurit, më pak inteligjentët nga inteligjentët.”


Përmbajtja e Planit:

1. Organizimi i klasës

2. Puna me partnerët

3. Përmbajtja e planit

4. Plani analitik


“Edukimi është art i atij që din të bëjë të bashkëjetojë programe dhe krijimtari.”


“Në edukimin që bëhet “praktikë e lirisë” - edukatori është dialogues dhe vjen nga ana tjetër i edukuar nga ata që ka detyrë t’i edukojë” (Paulo Freire).


Organizimi i klasës


Përbërja e klasës


Nr. Emër mbiemër Gjinia
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     
     

Gjendja sociale e klasës dhe karakteristika. 


Klasa ka në përbërjen e saj nxënës, nga të cilët djem dhe vajza.


Problemi Numri i nxënësve
Nxënës me prind të divorcuar    
Nxënës pa  prind  
Nxënës me një prind      
Nxënës me vështirësi në të nxënë  
Nxënës me prapambetje mendore  
Nxënës me problem edukative  
Nxënës me të meta fizike  
Nxënës me probleme ekonomike  
Nxënës të  dalluar me gjitha 10-ta  
Nxënës të dobët në  mësime  
Nxënës që kanë tendencë duhan, alkool, drogë  
Nxënës me tendencë braktisjeje të shkollës  
Nxënës që kanë nevoja psikologjike  


Zgjedhjet në klasë

Senatori i klasës: ______________________

Zv. senatori: ___________________________   



Numri Shkencat Disiplina e përparimi Veprimtari jashtë klase Edukimi qytetar Arte Sport Teatër
1.              
2.              
3.              
4.              
5.              

Puna me partnerët


Puna me prindërit


Këshilli i Prindërve
Nr Emri Mbiemri Detyra
1.   Kryetare
2.   Anëtare
3.   Anëtare
4.    
5.    


Bordi i Klasës
Nr Emri mbiemri Detyra
1.   Kryetare
2.   Nënkryetare
3. (Psikologe) Anëtare
4. Mjekja e shkollës Anëtare
5.    


Drejtimet e punës

Parandalimi i alkoolit dhe drogës

• Stadet e alkoolizmit

• Llojet e drogës dhe ligji për mospërdorimin e saj.

• Presioni i bashkëmoshatarëve

• Aftësimi për të ndihmuar të tjerët

 

Parandalimi i duhanit

• Rreziqet e duhanit

• Reklama e duhanit dhe ligji antiduhan.

• Dëmet që sjell duhani në shëndetin tonë dhe atyre që na rrethojnë

 

Edukimi i karrierës

• Kush jam unë

• Respekti për veten, të shprehesh për veten

• Aftësitë pozitivë të të dëgjuarit

• Dialog dhe komunikim

• Qëllimet për jetën


Parandalimi i SST (AIDS)

• Mite dhe fakte mbi rreziqet seksuale

• Rreziku i SST, AIDS

• Masat parandaluese


Drejtësia sociale

• Kuptimet kryesore

• Abuzimi racor, mostoleranca gjinore

• Konventa mbi të drejtën e fëmijëve


Steriotipet gjinore dhe rolet gjinore

• Përparësitë dhe mangësitë gjinore

• Rolet dhe marrëdhënia gjinore

• Martesa dhe familja, lindja e fëmijëve

• Ndarjet, divorci, shkaqet, pasojat


Edukimi i qytetarisë njerëzore të përgjishme:

• Vlerësimi i dallimeve kulturore

• Përgjegjshmëria shoqërore

• Qëndrueshmëria njerëzore


Plani analitik


Tema Kur Ku Kush
Njohja me rregulloren e shkollës dhe zgjedhja e senatit Shtator- tetor klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Aktivitet Festat e Nëntorit 1-30 nëntor Klasë, komunitete Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Lufta kundër AIDS dhe aktivitet për festat e fundvitit 1 dhjetor klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Përkujtojmë Holokaustin Janar-shkurt klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
21 mars dita botërore kundër diskriminimit racial   21 mars klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita botërore e komunitetit rom 8 prill klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita e Tokës. Si të mbrojmë dhe ruajmë planetin tonë 23 prill klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
Dita botërore e familjes 15 maj klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  
12 Qershori Dita ndërkombëtare kundër punësimit të fëmijëve 12 qershor klasë Mësuesja Nxënësit Prindërit  


Ditë të rëndësishme festash dhe aktivitetesh

Datat Tema e festës Aktiviteti
8  Janar Dita Botërore e Shkrimit dhe e Leximit Edukim për të gjithë
21 Shkurt Dita ndërkombëtare e nenës UNESKO Respekti dhe dashuria
8  Mars Dita ndërkombëtare gruas Heroina në kohë
21 Mars Dita botërore e poezisë UNESKO  
7  Prill Dita botërore e shëndetit OBSH Vetëm një çast
8 Prill Dita botërore e romëve Bëj një hap përpara
23 Prill Dita botërore e librit dhe e drejta e autorit UNESKO  
3 Maj Dita botërore e lirisë së shtypit UNESKO Faqja e parë
8 Maj Dita botërore e kryqit kuq  
15 Maj Dita botërore e familjes Puna dhe fëmijët
17 Maj Dita botërore e telekomunikacionit Impakti i komunikimit me internet
31 Maj Dita botërore kundër duhanit OBSH  
4 Qershor Dita ndërkombëtare e fëmijëve Viktima të agresionit A kemi alternativa të tjera
5 Qershor Dita botërore e mjedisit  
20 Qershor Dita botërore e refugjatëve  
21 Qershor Dita botërore e paqes dhe e lutjes Të gjithë të ndryshëm por  të barabartë
26 Qershor Dita ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut  
11 Korrik Dita botërore e popullsisë  
12 Gusht Dita botërore e të rinjve E ardhmja jonë
E martë e dytë e shtatorit Dita për paqen  
8 Shtator Dita ndërkombëtare e shkrimit dhe leximit UNESKO  
1 Tetor Dita ndërkombëtare e të moshuarve  
1 Tetor Dita ndërkombëtare e muzikës  
5 Tetor Dita botërore e mësuesve Çdo zë duhet të dëgjohet
10 Tetor Dita botërore e shëndetit mendor Sporti për të gjithë


Objektivat

Të ndihmojmë nxënësit për një jetë harmonike me shoqërinë dhe reduktimin e sjelljeve të riskut, për nxitjen e sjelljeve dhe të qëndrimeve pozitive që garantojnë suksesin dhe sigurinë sot dhe në të ardhmen, synojmë:


Në zhvillimin e konfidencës dhe përgjegjësive:

1. Të njohim vlerat dhe cilësitë e tyre personale, mbi bazën e të cilave mund të marrin vendime për veten dhe për shoqërinë.

2. Të kenë sensin e identitetit të tyre personal dhe të prezantojnë veten në rrugë konfidenciale.

3. Të vlerësojnë veten dhe të tjerët, të menaxhojnë vlerësimin dhe kritikën, suksesin dhe dështimin duke nxjerrë mësime nga përvoja.

4. Të marrin përgjegjësi për të zgjedhur hapat e mëtejshëm dhe të planifikojnë me prindër dhe të tjerë  zgjedhjet e së ardhmes.


Në zhvillimin e stileve jetësore të shëndetshme dhe të mbrojtura:

1. Të përdorin aftësinë e argumentit kundër dhe të rezistojnë ndaj presioneve negative në familje dhe komunitet.

2. Të njohin shkaqet, simptomat dhe trajtimet për stresin, depresionin dhe të identifikojnë strategjitë parandaluese dhe menaxhuese për to.

3. Të rendisin dëmet shëndetësore të alkoolit, drogave, përdorimit të hershëm të marrëdhënieve seksuale, zgjedhjeve të ushqimit dhe të marrin masa parandaluese për parandalimin e SST, AIDS.


Në zhvillimin e marrëdhënieve dhe respektimit të diferencave midis njerëzve:

1. Të marrin informacionin e nevojshëm rreth diferencave në grupe të ndryshme etnike mbi forcën e paragjykimeve dhe nevojën e parandalimit dhe luftimit të tyre.

2. Të luftojnë për ndryshimin e sjelljeve ofenduese, shantazhet dhe diskriminimeve të shpallura dhe të nënkuptuara.

3. Të bashkëpunojnë me njerëz me të cilët kanë diferenca duke qenë mirëdashës me të tjerët dhe të përdorin strategji paqësore në zgjidhjen e konflikteve.


Sigurinë e shanseve të shumta:

1. Të sigurojnë pjesëmarrje të barabartë dhe aktive në veprimtaritë e ndryshme shkollore dhe jashtëshkollore.

2. Të marrin përgjegjësi dhe pozitivitet për veten (duke marrë role të caktuara në shkollë dhe në komunitet).

3. Të ndihmojnë në përgatitjen e nxënësve për ndryshim për jetën.

Në njohjen e vlerave historike dhe atdhedashëse:

1. Të ndihmojmë me anë të veprimtarive praktike në njohjen e historisë së lashtë dhe të re të kombit tonë.

2. Të edukojmë krenarinë për atdheun duke vizituar vende historike e turistike në viset shqiptare.

3. Të njohim dhe vlerësojmë luftën e popullit tonë gjatë Luftës së Dytë Botërore (përmes aktiviteteve në kuadër të 70 Vjetorit të Çlirimit)


Takimet me prindër


Numër Tema e takimeve Kur
1.    
2.    
3.    
4.    
5.    
6.    


*Planin e gjeni te materialet e gatshme, klikoni këtu për ta shkarkuar


(A. Hoxhaj, Portali Shkollor)

111,344 Lexime
6 vjet më parë