TIK

Planifikimi i një situate të nxëni duke përdorur TIK-un

Në shkollat tona kemi dy kategorive mësuesish: a) mësues që kanë njohuri fillestare të domosdoshme për përdorimin e kompjuterit dhe Internetit, sipas kërkesave të UNESCO-s [4] dhe b) mësues të avancuar në përdorimin e kompjuterit

Për planifikimin e situatave të të nxënit duke përdorur teknologjinë, mësuesit mund të përdorin ilustrime/demonstrime të ngjashme me ato të botës reale gjatë mësimdhënies. Në shkollat tona kemi dy kategorive mësuesish: a) mësues që kanë njohuri fillestare të domosdoshme për përdorimin e kompjuterit dhe Internetit, sipas kërkesave të UNESCO-s [4] dhe b) mësues të avancuar në përdorimin e kompjuterit dhe Internetit duke përfshirë këtu edhe njohuri nga programimi në gjuhën Java ose minimalisht në gjuhën C++ (ka shumë ngjashmëri midis gjuhës Java dje asaj C++).


Për kategorinë a) të mësuesve, do të këshillonim që:

Së pari, në përshtatje me tematikën e mësimit që duan të ilustrojnë, mësuesit duhet të bëjnë një kërkim në Internet me fjalë kyçe “tema e mësimit (anglisht) + Java Applet ose Visualization”. Pasi të gjejnë faqet, që mund të jenë disa, të zgjedhin ato faqe për të cilat demonstrimi/vizualizimi është më i përshtatshëm për temën që trajtojnë. Pastaj ato duhet të shkarkojnë (download) faqen lokalisht, duke shkarkuar jo vetëm skedarin (faqen) .htm ose html, por edhe të gjithë skedarët që link-ohen në faqe. Në veçanti, duhet shkarkuar edhe skedari i applet-it (nëse ka të tillë) emri.class. Pasi provon nëse faqja hapet lokalisht (duke shkëputur kompjuterin nga Interneti), e hap atë dhe shikon me “View Page Sourse” (komanda varet nga lloji i browser-it që përdoret) faqen burim emri.html, e cila është një skedar i formatit ASCII (thjesht tekst-pa simbole apo formula). Ky skedar editohet me anë të aplikimit “Notepad” ose “Wordpad”. Teksti i faqes html është shkruar në gjuhën HTML, pra me komanda që shkruhen brenda etiketave. Për të përshtatur tekstin në shqip, mjafton të zëvendësohet teksti anglisht me atë shqip, por gjithnjë në modën ASCII.


Ndryshimet e kryera ruhen dhe pastaj rishfaqet me anë të browser-it skedari i ndryshuar. Në këtë rast, figurat, formulat dhe vetë Applet-i nuk modifikohen, pra ato do të shfaqen me simbolet/tekstet brenda tyre siç janë në origjinal. Ka disa sit-e në Internet që ofrojnë edhe përkthim të vizualizimit (applet-it) në gjuhën që dëshiron përdoruesi. I tillë është portali i krijuar nga Universiteti i Kolorados (SHBA) http://phet.colorado.edu/ ku mësuesit e Matematikës, Fizikës, Kimisë dhe Biologjisë mund të gjejnë dhe shkarkojnë falas shumë vizualizime, që ofrojnë pamje dhe veprime interaktive tërheqëse për nxënësit. Këto sit-e gjenden sipas cikleve shkollore, për AF, AMU dhe AML. Mësuesi pasi përzgjedh ciklin, klikon temën te lënda përkatëse dhe menjëherë shfaqet apleti, i cili duhet të shkarkohet duke pasur të instaluar JAVA HTML PROGRAM.


Por vizualizimet, të cilat janë në formën e një skedari .jar që mund të ekzekutohet edhe lokalisht, kanë pak ose aspak shpjegim me faqe html. Prandaj mësuesi duhet të përgatisë vetë një skedar html, ku të vendosë edhe link-un me skedarin .jar. Në këtë faqe, duhet të jepen shpjegime se çfarë veprimesh kryhen në dritaren që shfaqet ekzekutimi i skedarit .jar, si ilustrohet teoria e mësuar etj. Ky portal ofron falas edhe mundësinë që shfaqjet e demonstrimit të kenë shkrime shqip apo në çdo gjuhë. Ka një udhëzim në këtë portal për përkthyesit “translators”.


Faqe të ngjashme me demonstrimet nga Fizika, që ofrojnë mundësinë e përkthimit në gjuhën që dëshiron janë edhe këto link-e:

http://www.phy.ntnu.edu.tw/ntnujava/

http://www.walter-fendt.de/ph14e/


Për kategorinë e mësuesve të avancuar, përveç udhëzimeve të mësipërme, mund të sugjerojmë që të përkthejnë skedarin burim të Applet-it. Zakonisht Applet-i vjen me skedarin ekzekutues (binar) emri.class, por skedari burim, nëse jepet në Internet, duhet të jetë emri.java.  Ky skedar mund të shkruhet me editorë teksti të thjeshtë ASCII, ku mund të shqipërohen në të vetëm stringjet (strings), që në gjuhën java janë të mbylluara me apostrofa: ‘fjala’ . Mësues të avancuar në programim mund të ndërhyjnë e të modifikojnë më tej kodin burim e pastaj ta kompilojnë me një kompilator të Java-s (psh eclipse, javacompiler, etj.) për ta kthyer në emri.class). Për më tej, mësuesit mund të krijojnë ndoshta edhe vizualizimet e tyre duke përdorur software-in Easy Java Simulations, i cili shkarkohet falas nga faqja: http://fem.um.es/Ejs/


Cila është struktura e një matrice të situatës së të nxënit me bazë TIK-un?

Në tabelën e mëposhtme është dhënë struktura e matricës së situatës së të nxënit me bazë TIKun. Duke u mbështetur në rubrikat e kësaj matrice janë ndërtuar situatat e të nxënit për disa lëndë të arsimit fillor (klasa 1) dhe arsimit të mesëm të ulët ( klasa 6).

Matrica e situatës së të nxënit me bazë Tik-un 5

Në ndihmë të realizimit të këtyre situatave, jepen shpjegimet e mëposhtme:


a) Situata duke përdorur TIK-un është:

 një situatë e ngjashme me ato të jetës reale, në të cilën vizualizohet një dukuri apo eksperiment që përdoret nga nxënësit sipas udhëzimeve të mësuesit.

Këtu shkruhet tema e situatës dhe bëhet një përshkrim i rrethanave të saj.

b) Veprimet përmbajnë:

  • Hapat që duhet të ndjekë nxënësi për trajtimin e situatës;
  • Metodat e trajtimit të situatës;
  • Pyetjet për diskutim rreth kuptimit të situatës;

Këtu shkruhen veprimet e mundshme që do të kryejnë nxënësit për trajtimin e situatës, metodat e punës, mënyrat dhe teknikat e shfrytëzimit të link-eve të shkarkuara nga interneti.


c) Burimet

  • burime vetjake të nxënësve: ata janë kognitive (njohuritë paraprake të nxënësit), konative (elementet emocionale, motivuese etj.) dhe trupore;
  • burime specifike të situatës: link-et që shkarkohen nga interneti për demostrimin e një situate të ngjashme me ate të kushteve reale;

Këtu përfshihen njohuritë paraprake të nxënësve, të nevojshme për trajtimin e situatës, qëndrimet, vlerat dhe veçoritë e tyre që lidhen me gjithpërfshirjen e nxënësve në trajtimin e saj.


d) Vlerësimi

Rubrika e vlerësimit saktëson:

  • tipin e trajtimit të pritshëm që situata të trajtohet realisht nga nxënësi dhe të pranohet nga të tjerët.
  • kriteret e vlerësimit të trajtimit kompetent të situatës nga nxënësit.

Për konceptimin dhe shkrimin e një situate, mësuesi ndjek formatin e mëposhtëm.


Formati i situatës së të nxënit

Në planifikimin e një situate të nxëni me bazë TIK-un, mësuesi merr parasysh:

1. Rezultatet e të nxënit (rezultatet e të nxënit të programit që realizohen nëpërmjet kësaj situate).

2. Emërtimin e situatës (titulli i situatës).

3. Përshkrimin kontekstual të situatës (përmbajtja e situatës në kontekstin e realizimit të rezultateve të të nxënit).

4. Veprimet e kryera për trajtimin e situatës.

5. Burimet (mjete, pajisje, burime të ndryshme, linqet e përdorura, njohuritë dhe aftësitë paraprake të nxënësve).

6. Vlerësimin (kur situata quhet e realizuar)


(IZHA)

5,325 Lexime
6 vjet më parë