"Tri lëndë në gjashtë orë"

Planifikimi për periudhën e dytë, TIK, klasa VIII

Ky është një model planifikimi sipas nismës së re "Tri lëndë në gjashtë orë", në lëndën teknologji informacioni dhe komunikimi në klasën e VII. Ky planifikim u hartua nga Santa Roqi, mësuese në shkollën 9-vjeçare "Dëshmorët e Lirisë".

Nisma e re “Tri lëndë në gjashtë orë” do të nisë zbatimin në datën 1 shkurt. Drejtoritë dhe zyrat Arsimore kanë zhvilluar takime në të gjitha shkollat në vend duke prezantuar nismën në stafet pedagogjike, duke i udhëzuar se si do të mund të organizojnë orën e mësimit dhe planet mësimore. 


Shkollat tashmë kanë nisur nga puna për të hartuar të gjitha planet mësimore për të gjitha lëndët. 


Shkolla 9-vjeçare “Dëshmorët e lirisë” e kryesuar nga drejtori Arben Deva janë duke hartuar planet mësimore të tremujorit të dytë. Në redaksinë tonë ka mbërritur plani mësimor i lëndës Teknologji Informacioni dhe Komunikim i hartuar nga mësuesja Santa Roqi. 

(Portali Shkollor)

6,986 Lexime
6 vjet më parë