Dita e Anglishtes

Projekt kurrikular, klasa e dymbëdhjetë

Projekti në kuadër të ditës së anglishtes është realizuar nga mësuesit Xhevair Shaqiri dhe Bledar Gjana të shkollës së mesme “Havzi Nela”, Kukës.

Ashtu siç e kemi bërë traditë në shkollën tonë dhe për më tepër duke marrë shkas nga rëndësia që po i kushtohet çdo ditë e më shumë nga kurrikula e re e gjimnazit përvetësimit të gjuhës së huaj, edhe ne në këtë ditë të veçantë që përkon me 402 vjetorin e shkrimtarit dhe autorit më të madh në botë William Shakespeare, ditë kjo e tëra kushtuar mësimit të gjuhës angleze po ju prezantojmë projektin tonë:


"English we speak today, we owe to William Shakespeare!"


Faza e parë: 

Njohje dhe prezantim i projektit.                 

Afati 18 - 26 Janar

 

Qëllimi i fazes I:

  • Njohja e problematikës, prezantim i veprimtarive të mundshme, të domosdoshme për realizimin e projektit.

Faza e II dhe Qëllimi i saj:

  • Si mund të festojmë Ditën e Anglishtes (*EnglishLanguage Day at UN 23 rd April)
  •  Si mund të festojmë "të mësuarit gjatë gjithë jetës"?
  • Si mund të jeni pjesëmarrës?
  • Ndarje e punës me grupe duke fiksuar objektiva të veçantë për secilën fushë kërkimi.

(Portali Shkollor)

4,131 Lexime
5 vjet më parë