“Shkrimtarët e vegjël”

Projekt kurrikular, klasa e pestë

Për të zhvilluar kompetencën e komunikimit e të shprehjes të nxënësit në gjuhën shqipe ne po ju sjellim një model - projekt kurrikular. “Shkrimtarët e vegjël” është realizuar nga mësuesi Shkelzim Pepaj i shkollës “Adem Haxhija”, Postribë.

“Shkrimtarët e vegjël” është tema e një projekti kurrikular e realizuar nga mësuesi Shkelzim Pepaj i shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija”- Postribë, departamenti cikli ulët. Ky projekt ka si qëllim, të zhvillojë kompetencën e komunikimit e të shprehjes të nxënësit në gjuhën shqipe.


 Objektivat e projektit:

• Të shpjegojë me fjalët e veta kuptimin e kategorisë së teksteve letrare;

• Të përdorë fjalor të pasur gjatë krijimit të teksteve letrare;

• Të shkruajë tekstet sipas rregullave të gramatikës;

• Të dallojë llojet e ndryshme të teksteve në kategorinë e teksteve letrare;

• Të hartojë me shkrim një kërkesë drejtuar redaksisë së një reviste për botimin e krijimit të vet;

• Të shkruajnë me ndihmën e mësueses tekstin e krijuar në programin Word.

• Të përdorë postën elektronike për dërgimin e kërkesës për botim të krijimit të vet letrar;

• Të planifikojë shkrimin e një teksti letrar sipas udhëzimeve të dhëna;

• Të krijojë tekste letrare të llojeve të ndryshme sipas karakteristikave dalluese të tyre;

• Të  komunikojë ndjenjat, mendimet, emocionet, përvojat e veta, nëpërmjet shkrimit të teksteve letrare;

• Të vlerësojë krijimet letrare duke përdorur instrumente të dhënë;

• Të publikojë krijimet e veta në një revistë për fëmijë.


  Njohuritë kryesore lëndore të cilat do të përvetësohen ose do të  rimerren në sajë të projektit


Në sajë të projektit nxënësit do të rimarrin dhe përvetësojnë këto njohuri, shprehi dhe qëndrime:

• Emërtimin dhe karakteristikat dalluese të teksteve të ndryshme letrare;

• Përdorimin e fjalëve sipas kuptimit që marrin në kontekste të ndryshme;

• Zbërthimin dhe renditjen e ngjarjeve sipas rendit kronologjik;

• Vlerësimin e  krijimeve të shokëve duke argumentuar me shembuj;

• Krijimin në gjini të ndryshme letrare me qëllim komunikimin tek të tjerët të ndjenjave, emocioneve, mendimeve të veta;

• Publikimin e krijimit të vet në median e shkruar për fëmijë;

• Përdorimin e TIK-ut për komunikimin me redaksinë e revistës që do të botojë krijimet letrare.


Shtrirja në kohë e projektit

Projekti do të shtrihet në gjashtë  orë mësimore të lëndës së gjuhës shqipe dhe në gjashtë faza.

 

Faza 1 Faza 2 Faza 3 Faza 4 Faza 5 Faza 6
1 orë x 45 min 1 orë x 45 min 1 orë x 45 min 1 orë x 45 min 1 orë x 45 min 1 orë x 45 min


Partnerët

           Projekti do të ketë si partnerë: 

• Prindërit e nxënësve, të cilët do të sigurojnë me marrëveshje, materialet për zhvillimin e tij. 

• Redaksinë e shtëpisë së botimit “Albas”, për botimin e krijimeve të nxënësve.

• Mësuesi i informatikës dhe mësuesi kujdestar i klasës së pestë.

  Materialet 


Materialet që do të duhen për projektin janë:

Libra, revista me tekste të ndryshme letrare. Fletë pune me udhëzime dhe grafikë          organizues për të ndihmuar dhe modeluar proçesin e të shkruarit të teksteve. Tekste letrare dhe biografi të autorëve të shkarkuara nga interneti. Fjalor i gjuhës shqipe.


Numri i nxënësve që përfshihen në projekt 

Në këtë projekt do të përfshihen nxënësit e klasës së pestë  të shkollës së mesme të bashkuar “Adem Haxhija”- Postribë.


Burimet kryesore të informacionit

Burime kryesore të informacionit do të jenë: interneti, biblioteka e shkollës, biblioteka personale e nxënësit.


Përshkrimi i projektit

Projekti me temë “Shkrimtarët e vegjël” do të zhvillohet në gjashtë orë mësimore të ndara në gjashtë faza.

Në fazën e parë nxënësit do të njihen me projektin, qëllimin dhe objektivat e tij. Ata do të diskutojnë rreth karakteristikave  dhe emërtimeve të teksteve të ndryshme letrare dhe do t’i dallojnë ato në tekstet që ata vetë kanë sjellë, apo tekstet e bibliotekës së shkollës.

• Në fazën e dytë, nxënësit do të njihen me fletët ndihmëse të punës, që do t’i ndihmojnë gjatë krijimit të teksteve të ndryshme letrare. Ata do të zgjedhin llojin e tekstit letrar që do të përdorin për të shprehur imagjinatën, emocionet, eksperiencën, mendimet e tyre personale.

• Në fazën e tretë nxënësit do të përcaktojnë temën e shkrimit të tyre dhe do të fillojnë të bëjnë planifikimin e shkrimit të tyre. Sipas llojit të tekstit që kanë zgjedhur do të përcaktohet edhe lloji i fletës ndihmëse të punës. Nxënësit do të përdorin fjalorin e gjuhës shqipe, për të shkruar me një fjalor sa më të pasur dhe me kuptim në lidhje me kontekstin e dhënë.

• Në fazën e katërt nxënësit do të shkruajnë tekstin e tyre në fletën e posaçme të punës duke u bazuar në fletën ku kishin bërë planifikimin e shkrimit. 

• Në fazën e pestë nxënësit do të  bëjnë vlerësim të shkrimit të tyre duke u bazuar në instrumentin përkatës dhe do të  bëjnë redaktimin e tekstit, pasi kanë nxjerrë mangësitë.  

Në këtë fazë nxënësit e postojnë me e-mail, shkrimin e tyre në redaksinë e revistës “Albas”, pasi janë ndihmuar nga mësuesi dhe disa nxënës të klasave të nënta që ta shkruajnë në Word tekstin, bashkangjitur me kërkesën për botim.

• Në fazën e gjashtë nxënësit diskutojnë rreth shkrimeve që janë pranuar për t’u botuar, vlerave dhe mangësive të tyre. Nxënësit bëjnë në këtë fazë vetëvlerësimin e punës së tyre, në një fletë të posaçme për këtë projekt. Prindërit e ftuar në sallën e koncerteve, japin vlerësimin e projektit.


  Përshkrimi i produktit të projektit

Produkti i këtij projekti do të jetë një krijim letrar si: poezi, përshkrim, tregim realist, tregim imagjinar, tregim fantastiko-shkencor, tregim humoristik, përrallë.


Plani i detajuar i veprimtarive


Fazat e projektit Faza 1 Faza 2 Faza 3 Faza 4 Faza 5 Faza 6
Data xx.yy.zzzz xx.yy.zzzz xx.yy.zzzz xx.yy.zzzz xx.yy.zzzz xx.yy.zzzz
Orët 1 orë 1 orë 1 orë 1 orë 1 orë 1 orë









Veprimtaritë
Njohja me  temën, qëllimin, objektivat e projektit. Shfletim i librave. Ritregim i përmbajtjeve shkurt. Diskutim i  karakteristikave të teksteve të ndryshme letrare. Njohja me  fletët e punës dhe plotësimin e tyre. Përzgjedhje e llojit të tekstit që do shkruajë secili nxënës. Zgjedhja e  temës së shkrimit. Planifikimi i shkrimit të tekstit. Diskutim i  përbashkët për planifikimin dhe temën. Krijimi dhe shkrimi i tekstit në fletën e posaçme të punës. Diskutimi për vështirësitë dhe arritjet. Vlerësimi i shkrimeve me instrumentet e posaçme të vlerësimit. Redaktimi i teksteveShkrimi i teksteve me programin WordPostimi me e-mail  Prezantim i punimeve para shokëve të klasës. Vlerësim dhe vetëvlerësim i punës. Vlerësim i projektit.
Vendi Biblioteka e shkollës  Mjedisi i klasës Mjedisi i klasës Mjedisi i klasës Kabineti i informatikës Mjedisi i klasës
Përsonat përgjegjës  dhe partnerët Mësuesi Mësuesi Mësuesi Mësuesi Mësuesi Mësuesi i informatikës   Mësuesi  Prindërit


Mënyra e vlerësimit të nxënësve

Nxënësit do të vlerësohen dhe do të bëjnë vetëvlerësim nëpërmjet këtij 


Instrumenti:

Vetëvlerësim dhe vlerësim i punës gjatë projektit


Emri e mbiemri i nxënësit:   
Tema e projektit:  __________________________________________________
Data e përfundimit të projektit:  ______________________
Unë  e mbarova  detyrën në kohë.                                                                                           Po Jo
Unë punova sipas udhëzimeve të dhëna.                                                                                         Po Jo
Unë  komunikova me zë të ulët gjatë punës                                                                                    Po Jo
Unë shkëmbeva idetë e mija dhe dëgjova e vlerësova idetë e të tjerëve.                                       Po Jo
Unë kërkova ndihmë kur ndesha vështirësi.                                                                          Po Jo
Nëse do ta bëje përsëri këtë projekt çfarë do të përmirësoje në punën tënde?_________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________  


Komenti i mësuesit

__________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________


  Vlerësimi




Niveli i arritjeve  për ju                                          4 5 6 7 8 9 10
Niveli i arritjeve sipas mësuesit                            4 5 6 7 8 9 10


Produktet e projektit ekspozohen në muret e klasës për t’u shikuar dhe vlerësuar nga partnerët pjesëmarrës në këtë projekt.

(Portali Shkollor) 

21,887 Lexime
5 vjet më parë