KUNGULLI NË SYRIN E ARTISTËVE

Projekt në lëndën Histori Arti, me temë “Kungulli”

Shenja dalluese e Halloween-it është kungulli. Por, lind pyetja, si do ta kishin dekoruar kungullin: Roy Lichtenstein, Yayoi Kusama dhe George Seurat?

Fillimi i festës së Halloween-it daton që nga shekulli i pestë, kur keltët e lashtë festuan zotin e Diellit dhe zotin e Vdekjes. Më 1 nëntor, ata shënuan fillimin e vitit të ri. Keltët besonin se atë natë të vdekurit lanë varret e tyre dhe ecnin mbi tokë, dhe për të shmangur ndeshjen me njerëzit, krijuan një zhurmë të madhe dhe u mbuluan me maska të frikshme.


Shenja dalluese e Halloween-it është kungulli. Zakoni i hedhjes së kungullit për Halloween daton nga shekulli i 16-të, dhe bazohet në legjendën irlandeze të imagjinatës dhe farkëtarit me emrin Jack. Jack-u ishte një pijanec, i cili pëlqente të bënte shaka të hidhura me njerëzit. Ai arriti të mashtronte edhe vetë djallin, të cilin e tërhoqi në majë të pemës.


Ai e bëri atë të premtonte se nuk do të merrte shpirtin e tij kur të vdiste dhe vetëm atëherë e la të zbriste nga pema. Kur Jack-u vdiq, djalli e mbajti premtimin dhe nuk e lejoi të shkonte në ferr. Për shkak të kësaj, Jack-u u gjykua në përjetësi për t’u endur në errësirën mes qiellit dhe ferrit, ndërsa mbante një kungull në dorë. 



Si do ta kishin dekoruar kungullin: Roy Lichtenstein, Yayoi Kusama dhe George Seurat

 

Roy Lichtenstein ishte një Pop Artist, Amerikan (1923-1997). Ai është i njohur më së shumti për pikturat e tij në stilin e librave komikë.


Projekti 1 - Mjetet: pistoletë me ngjitës të nxehtë, pom-pom, lapustil i zi.

Hapat: Mbi kungull, me kolorin e zi vizatoni një fytyrë, ose ndonjë imazh tjetër. Vendosni pom-poms me ngjitësin e nxehtë! 


Projekti 2 - Mjetet: ngjitës i bardhë shkollor (vinovil ose i ngjashëm), glitera (xixa).

Hapat: Bëni pika me ngjitësin në kungullin tuaj dhe spërkatni gliterat (xixat) ndërsa ngjitësi është ende i lagësht.


Projekti 3 - Mjetet: Stikera në formë rrathësh të vegjël. Hapat: Ngjitini stikerat sipas një konfiguracioni që keni dëshirë, ose në mënyrë të rastësishme. Ky variant është shumë i përshtatshëm për fëmijët e vegjël dhe parashkollorët, për një argëtim të shpejtë e pa shumë rrëmujë.



Yayoi Kusama (1929) është një artiste moderne nga Japonia. Ajo është e njohur më së shumti për instalacionet e saj.


Projekti 1 - Mjetet: Bojë akrilik e zezë, rruaza të bardha, pistoletë me ngjitës të nxehtë.

Hapat: Lyejeni kungullin të zi. Ngjitni rruazat me ngjitësin e nxehtë.


Projekti 2 - Mjetet: Bojë akrilike (ngjyra sipas dëshirës), gurë te "çmuar".

Hapat: Lyejeni kungullin, prisni derisa të thahet dhe më pas aplikoni gurët e çmuar pasqyrues në modelin që keni zgjedhur. Arti i Yayoit është plot me pasqyra, duke i bërë gurët e çmuar një material perfekt për kungujt e frymëzuar nga Kusama.


Projekti 3 - Mjetet: Bojë akrilike gold, kruajtëse veshësh, bojë e zezë.

Hapat: Lyejeni kungullin me ngjyrën gold, prisni derisa të thahet. Me kunjat e veshëve dhe me bojën e zezë vizatoni pika të ngjashme me Kusama.

 


Georges Seurat (1859-1891) ishte një piktor post-impresionist francez. Ai është i njohur si babai i Pointilizmit - një teknikë e pikturës që realizohet duke përdorur vetëm pika.


Projekti 1 - Mjetet: Bojëra akrilik, bojë e bardhë (gouache dhe tempera).

Hapat: Realizoni pikat sipas modelit 1 tek kungulli. Ju mund të bëni një model, ose të pikturoni diçka të personalizuar në kungullin tuaj.


Projekti 2 - Mjetet: Kunja dhëmbësh, plastelinë. Hapat: Shtyni kunjat në kungull duke i lënë pjesërisht jashtë. Te majat e kunjave vendosni plastelinat e përgatitura më parë në formë sferash të vogla e me ngjyra të ndryshme.


Projekti 3 - Mjetet: Fasho (burulluk), bojë e bardhë, tempera.

Hapat: Mbuloni kungullin tuaj me bojë të bardhë dhe ngjitni sipër burullukun. Lëreni të thahet. Vendosni pika me ngjyra të ndryshme në gjithë sipërfaqen e kungullit, duke i aplikuar direkt nga tubeti.


  

Punoi mësuese Klevi Pove

Përgatiti për publikim P. Shtini


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,999 Lexime
3 vjet më parë