Provimi i 21 majit për klasat e pesta, psikologia Romena Rroku sjell materiale dhe këshilla praktike për nxënësit

Në prag të Provimit të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, më 21 maj, psikologia Romena Rroku sjell një material praktik dhe motivues për nxënësit e klasave të pesta. Lexoni dhe shkarkoni më poshtë materialin e gatshëm në PowerPoint për përdorim në klasë.

Në prag të Provimit të Vlerësimit të Arritjeve të Nxënësve të Arsimit Fillor, që për këtë vit do të zhvillohet më 21 maj, psikologia Romena Rroku nga shkolla "Bardhaj" Shkodër sjell një material të vlefshëm për nxënësit e klasave të pesta.


Ky material synon t’i ndihmojë fëmijët të organizojnë më mirë kohën e tyre, të mësojnë me qetësi dhe të përballojnë emocionet apo ankthin para provimit. Me këshilla të thjeshta dhe praktike, të përshtatura për moshën e tyre, nxënësit mund të ndihen më të sigurt dhe më të përgatitur në këtë periudhë të rëndësishme.


Një material i domosdoshëm për t’u trajtuar me nxënësit e klasave të pesta në ditët para provimit, jo vetëm për përgatitjen akademike, por edhe për mbështetjen emocionale të tyre.


Për më tepër, lexoni dhe shkarkoni më poshtë materialin e gatshëm në PowerPoint, i cili mund të përdoret drejtpërdrejt gjatë orëve me nxënësit.


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

236 Lexime
4 orë më parë