Pyetësor: Rëndësia e komunikimit jo verbal në marrëdhëniet mësues-nxënës

Mësuesja Mimoza Marko ka hartuar një pyetësor mbi rëndësinë e komunikimit jo verbal në marrëdhëniet mësues-nxënës, me fokus te perceptimi i nxënësve dhe vetëvlerësimi i mësuesve. Pyetësori synon reflektim profesional dhe përmirësim të klimës në klasë.

Mësuesja Mimoza Marko nga Shkolla 9-vjeçare “Musa Çakërri” ka hartuar një pyetësor të strukturuar për të eksploruar rëndësinë dhe ndikimin e komunikimit jo verbal në marrëdhëniet mes mësuesve dhe nxënësve.


Ky pyetësor synon të marrë informacione të dobishme nga dy palë kryesore: nxënësit dhe mësuesit. Për nxënësit, pyetjet fokusohen në perceptimet e tyre mbi gjuhën trupore dhe shenjat jo verbale të mësuesve gjatë mësimdhënies. Për mësuesit, pyetësori synon të nxjerrë në pah vetëvlerësimin e tyre mbi përdorimin e mjeteve jo verbale në komunikim me nxënësit.


Qëllimi kryesor i pyetësorit është:

  • Të evidentojë rolin dhe rëndësinë që ka komunikimi jo verbal në krijimin e një ambienti të mirë mësimor.
  • Të nxitet reflektimi profesional dhe vetëvëzhgimi tek mësuesit për praktikat e tyre të komunikimit.
  • Të përforcojë marrëdhëniet pozitive dhe bashkëpunuese mes mësuesve dhe nxënësve, përmes njohjes dhe përdorimit më të mirë të elementeve jo verbale.


Nga ky pyetësor do të përftohen të dhëna të cilat:


  • Ndihmojnë në kuptimin e përceptimeve të nxënësve për komunikimin jo verbal të mësuesve.
  • Lehtësojnë vetëvlerësimin e mësuesve për efektivitetin e gjuhës së trupit dhe shenjave jo verbale në klasë.
  • Shërbejnë si bazë për përgatitjen e trajnimeve dhe udhëzimeve për zhvillimin profesional në fushën e komunikimit.


Materiali shoqërues i përmbledhur me grafikë dhe analiza i jep mundësinë komunitetit arsimor të marrë një pasqyrë të qartë mbi ndikimin e komunikimit jo verbal në procesin mësimor dhe marrëdhëniet ndërpersonale në shkollë.


Më poshtë gjeni materialet e plota. 



Pyetësori – Komunikimi jo verbal 

Prezantimi – Komunikimi jo verbal 


© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

247 Lexime
1 ditë më parë