Raimonda Sino: Si të vëzhgojmë dhe mbështesim mënyrat e të nxënit te fëmijët 2-6 vjeç
Si ta kuptojmë mënyrën si eksplorojnë dhe mësojnë fëmijët 2-6 vjeç? Raimonda Sino sjell këshilla praktike për prindërit dhe mësueset, duke theksuar rëndësinë e vëzhgimit dhe shmangies së etiketimit sipas “stileve të të nxënit”.
Nga: Raimonda SINO
Preferencat dhe mënyrat e eksplorimit të të nxënit në fëmijërinë e hershme: Si t’i vëzhgojmë dhe t’i mbështesim fëmijët (Mosha 2-6 vjeç)Material informues për prindër dhe mësuese të arsimit parashkollor.
Çdo fëmijë është një botë unike me ritmin, dëshirat dhe mënyrën e tij të veçantë të eksplorimit të mjedisit rrethues. Si edukatorë dhe prindër, një nga sfidat më të bukura është të kuptojmë se si fëmijët tanë e marrin, e përpunojnë dhe i japin kuptim informacionit të ri.
Në praktikat arsimore shpesh dëgjojmë terma si "fëmijë vizual", "auditiv" apo "kinestetik". Megjithatë, kërkimet shkencore bashkëkohore në psikologjinë zhvillimore dhe kognitive (si p.sh. Pashler et al., 2008) tregojnë se fëmijët nuk duhet të etiketohen apo të kornizohen brenda një "stili të fiksuar" të të nxënit.
Në fëmijërinë e hershme, ajo që vërejmë nuk janë "stile definitive", por preferenca të momentit dhe mënyra eksplorimi që ndryshojnë sipas mjedisit, kontekstit dhe materialit.
Materialin e gjeni më poshtë të plotë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
"Krijimi i një faqeje web", projekt në TIK 10