Të fundit

Rregullorja dhe programi i praktikës profesionale

Më poshtë do të gjeni programin dhe rregulloren e fundit të dalë nga MASR për zhvillimin e praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit. Ju ftojmë ta bëni pjesë të literaturës tuaj nëse do të jeni kandidat për mësues.

Programi i praktikës profesionale është hartuar për të mbështetur rritjen dhe zhvillimin profesional të praktikantëve, kandidatë për mësues të rinj. Ai synon të nxisë praktika efektive të mësimdhënies, të të nxënit dhe vlerësimit të nxënësve. 

Programi realizohet gjatë periudhës së një viti shkollor, në mënyrë që kandidatët për mësues të zhvillojnë aftësisë, shprehitë dhe njohuritë e duhura që nevojiten për të pasur sukses në profesionin e tyre si mësues. 

Për më tepër sjellim programin e praktikës profesionale të plotë në formatin PDF, i fundit i dalë nga MASR, por edhe rregulloren për zhvillimin e kësaj praktike. 


Programi i praktikës profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit

Rregullorja për organizimin e praktikave profesionale për profesionin e rregulluar të mësuesit

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

9,764 Lexime
2 vjet më parë