Rrjetet Profesionale të Arsimit Fillor: Plani vjetor dhe moduli i parë mësimor
Mësuesja Florinda Palaj sjell dy materiale praktike për rrjetet profesionale të arsimit fillor: planin vjetor sintetik dhe modulin e takimit të parë për shtatorin. Materialet ndihmojnë drejtuesit e rrjeteve në zbatimin e udhëzimit të ASCAP-it dhe planifikimin e takimeve mujore.
Në mbështetje të udhëzimit të ASCAP-it për rrjetet profesionale, mësuesja Florinda Palaj sjell dy materiale orientuese për drejtuesit e rrjeteve profesionale të arsimit fillor dhe mësuesit e klasave I-V.
Materialet përfshijnë një model sintetik të planit vjetor të rrjetit dhe modulin e takimit të parë për muajin shtator, me temë identifikimin e nevojave për zhvillim profesional dhe hartimin e planit vjetor.
Të dyja vijnë si shembuj praktikë të zbatimit të udhëzimit, me synimin për të lehtësuar organizimin e takimeve mujore dhe planifikimin e veprimtarive sipas nevojave të mësuesve.
Materialet e plota i gjeni më poshtë në formatin PDF.
MODUL MËSIMOR / TRAJNIMI
Identifikimi i nevojave për zhvillim profesional dhe hartimi i planit vjetor të rrjetit
PLAN VJETOR I RRJETIT PROFESIONAL TË ARSIMIT FILLOR
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Instrumente vlerësimi për fëmijët me nevoja të veçanta - Fletët e Vëzhgimit dhe Listat e Kontrollit