PYETËSOR

Sa i pranishëm është bulizmi në shkollën tuaj?

Për të kuptuar se sa i pranishëm është bulizmi në shkollën tuaj dhe në cilën formë, apo në cilat ambiente zhvillohet realizoni këtë pyetësor dhe më pas analizoni të dhënat. Materiali u përgatit nga Oriola Heta (Varosi).

Ky është një pyetësor që zhvillohet nga psikologia e shkollës në bashkëpunim me stafin drejtues. Qëllimi i këtij pyetësori është marrja e informacionit mbi format dhe shpeshtësinë e bulizmit në shkollën tonë. Duke ju falenderuar për bashkëpunimin tuaj, ju lutem t’i përgjigjeni me sinqeritet pyetjeve në këtë pyetësor. Ju kujtojmë që pyetësori është anonim.


Mosha: ______________

Gjinia:  ___F_______M__

Klasa: _______________


1. A jeni buluar ndonjë herë? Nëse po, vazhdoni tek pyetja 2, nëse zgjidhni alternativën jo shko tek pyetja 9.

  •  Po
  • Jo 

2. Sa herë jeni buluar në shkollë?


A) 1 herë

B) 2 herë 

C) 3 herë

D) Më shumë se 4 herë

E) Tjetër ________________________________


3. Cila ka qenë forma e bulizmit që ke përjetuar në shkollë?


A) Goditje fizike

B) Kërcënime

C) Epitete fyese, tallëse

D) Përjashtim nga grupi, klasa

E) Thashetheme 

F) Fyerje nëpërmjet celularit ose sms

G) Kërcënim midis fotove

H) Bulizëm kibernetik

I) Tjetër _____________________________


4. Për sa kohë je buluar ?


A) Më shumë se 1 javë

B) Më shumë se 1 muaj

C) Më shumë se 1 vit

D) Tjetër _________________________


5. Në cilin ambient të shkollës jeni buluar?


A) Klasë

B) Korridor

C) Oborr i shkollës

D) Banjo

E) Palestër 

F) Tjetër  _______________________________


6. Si je ndier kur të kanë buluar?


A) Jam ndjerë keq

B) I / e trishtuar 

C) I / e pambrojtur

D) I / e frikësuar

E) I / e pafuqishëm për të reaguar

F) Tjetër __________________________________


7. Çfarë ke bërë gjatë kohës që je buluar dhe më pas?


A) I kam injoruar

B) I kam kërkuar të mos vazhdojnë më

C) Jam mbrojtur I vetëm 

D) Kam kërkuar ndihmë tek shokët/shoqe

E) Kam kërkuar ndihmë tek mësuesja

F) Kam qarë

G) Kam menduar të mos kthehem më në shkollë

H) Tjetër ______________________________________


8. Kujt i ke kërkuar ndihmë, me kë e ke ndarë këtë shqetësim?


A) Babait 

B) Nënës 

C) Shokëve 

D) Mësueses 

E) Psikologes së shkollës

F) Tjetër ________________________________________


9. A keni buluar ju vetë ndonjëherë? Nëse po vazhdoni tek pyetja 10, nëse zgjidhni alternativën jo shkoni tek pyetja 13.

  • Po 
  • Jo


10. Sa herë keni buluar?


A) 1 herë 

B) 2 herë 

C) 3 herë 

D) Më shumë se 3 herë

E) Tjetër _________________________________________


11. Cilën formë të bulizmit keni përdorur


A) Epitetet fyese

B) Goditjet fizike

C) Kërcënimet 

D) Përjashtimet nga grupi, klasa

E) Mesazhe, telefonata fyese

F) Përhapje thashethemesh

G) Bulizëm kibernetik 

H) Tjetër ______________________________


12. Kur ke buluar ke qenë:


A) I / e vetëm

B) I/e shoqëruar me një shok/shoqe

C) I / e shoqëruar me më shumë se 2/3 shokë / shoqe

D) Me më shumë se 4 shokë/shoqe

E) Tjetër ____________________________________


13. A të ka ndodhur këto kohët e fundit të shohësh në ambientet e shkollës raste të bulizmit?


A) Nuk kam rastisur të shoh

B) 1-2 herë kam parë

C) 3-6 herë kam parë

D) Tjetër ________________________________________


14. Cilën formë bulizmi keni parë në shkollë?


A) Fizik

B) Verbal 

C) Psikologjik 

D) Kibernetik 

E) Tjetër _____________________


15. Çfarë ke ndjerë kur ke parë raste të bulizmit?

A) Kam ndjerë keqardhje për viktimën

B) Kam ndjerë trishtim për rata që bulohen

C) Jam frikësuar se mos më ndodh edhe mua

D) Nuk kam provuar asgjë 

E) Tjetër _______________________________


16. Kur ke parë në shkollë sekuenca bulizmi si ke reaguar?


A) Nuk kam reaguar, është normale në ditët e sotme

B) S’jam përfshirë, nuk është puna ime

C) Jam ndjerë keq, por nuk jam përfshirë, kisha frikë

D) Kam marrë në mbrojtje viktimën

E) Kam kërkuar ndihmën e mësueseve

F) E kam ndarë më prindërit këtë gjë

G) Tjetër ___________________________________


17. Sipas mendimit tuaj pse bulojnë nxënësit sot ?


A) Sepse kërkojnë vëmendje

B) Kanë problem familjare

C) Kanë problem në shkollë

D) Janë agresiv dhe nuk dinë të komunikojnë

E) Tjetër ________________________________


18. Si mund të ndihmojmë sipas mendimit tënd në minimizimin e rasteve të bulizmit në shkollë?


A) Të mbrojmë viktimën, i kërkojmë buluesve të mos e bëjnë më 

B) T’i bëjmë viktimat miq

C) Të flasim për këtë fenomen në klasë

D) Të organizojmë aktivitet ndërgjegjësuese anti-bulizëm

E) Nuk mund të bëjmë asgjë

F) T’i referojmë viktimat dhe buluesit për asistencë tek psikologia e shkollës

G) Tjetër ________________________________________________


(Nga: Oriola Heta (Varosi),  Punonjëse e shërbimit psiko-social, Portali Shkollor)

12,381 Lexime
6 vjet më parë