Histori e vërtetë!

“Secili merr atë që i mungon”...

Kur Gandi studionte për drejtësi në universitetin e Londrës, kishte një profesor, z. Peters i cili nuk e pëlqente fare.Një ditë, z. Peters gjatë drekës së tij ishte ulur në restorantin e universitetit kur Gandi erdhi me tabakanë në dorë dhe u ul pranë tij. I bezdisur tej mase, profesori i thotë...

Kur Gandi studionte për drejtësi në universitetin e Londrës, kishte një profesor, z. Peters i cili nuk e pëlqente fare.

Një ditë, z. Peters gjatë drekës së tij ishte ulur në restorantin e universitetit kur Gandi erdhi me tabakanë e tij dhe u ul pranë tij. I bezdisur tej mase, profesori me ton mbizotërues i thotë Gandit:


"Zoti Gandhi, a nuk e dini se një derr dhe një pëllumb nuk ulen bashkë gjatë vaktit të tyre?"


Dhe përgjigja e Gandit ishte...

"Mos u shqetësoni profesor, do të fluturoj më tutje" dhe duke thënë këtë shkoi dhe u ul në një tavolinë tjetër.

Gjithë nerva, z. Peters donte të hakmerrej gjatë provimit, por nxënësi i tij iu përgjigj saktë të gjitha pyetjeve të tij. Më pas z. Peters i bëri pyetjen e mëposhtme:


"Zoti Gandhi, çfarë do të bënit nëse do të ecnit në rrugë dhe të gjenit një pako plot me mençuri dhe një tjetër plot me para?" Cilën nga të dyja do të merrnit?'


Pa e zgjatur më tej, Gandi u përgjigj:

"Sigurisht pakon me para."


Më pas z. Peters me një buzëqeshje plot ironi i tha:


"Po të isha unë do të merrja atë me mençuri, nuk mendon?"


Dhe Gandi u përgjigj me ton të qetë:


"Secili merr atë që i mungon."


Zoti. Peters, tashmë histerik nga përgjigja e studentit, shkroi në fletën e provimit,"Idiot" dhe ia dha Gandit.

Gandi mori fletën dhe u ul. Pak minuta më vonë shkon te mësuesi i tij dhe i thotë:


“Z. Peters, nënshkruat letrën time të provimit, por keni harruar të vendosni notën.”


Përktheu Shpendi Shakaj 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

8,480 Lexime
3 muaj më parë