Rreziqet e seksit

Sëmundjet seksualisht të transmetueshme, shenjat

Duhet të jesh i vëmendshëm ndaj shfaqjeve të mëposhtme dhe, nëse vëren ndonjërën prej tyre, duhet t’ia thuash partnerit tënd: po t’ia fshehësh, vë në rrezik shëndetin e tij, ndaj pasojave që sjellin këto sëmundje.

A mund të dallohet nga ndonjë  shenjë një person që ka një infeksion ose një sëmundje seksualisht të transmetueshme?


Po. Ndërkohë që disa sëmundje seksualisht të transmetueshme nuk kanë simptoma, disa të tjera kanë një sërë simptomash të përqëndruara kryesisht në zonën gjenitle dhe në lëkurë, të cilat mund të jenë pak a shumë të dukshme.


Duhet të jesh i vëmendshëm ndaj shfaqjeve të mëposhtme dhe, nëse vëren ndonjërën prej tyre, duhet t’ia thuash partnerit tënd: po t’ia fshehësh, vë në rrezik shëndetin e tij, ndaj pasojave që sjellin këto sëmundje.


Përveç këtyre simptomave, është e nevojshme dhe e rekomandueshme një vizitë çdo vit te gjinkologu dhe urologu, nëse keni një jetë active seksuale dhe nëse nuk keni partner fiks apo e keni ndryshuar disa herë partnerin seksual.


Te vajzat…

Në trupin e vajzave shfaqen shenja, si:

  • Pulla (njolla)
  • Puçra në organet seksuale (te buzët e vulvës) disa në formë lulelakre ose plagë në ngjyrë të kuqe.

Te djemtë…

Te djemtë mund të shfaqen simptoma si: 

  • Dhimbje në organet seksuale.
  • Pulla dh puçrra në penis.
  • Skuqje dhe sekrecione të penisit.
  • Ulcera të skuqura në zonën gjenitale.

Në të dyja rastet…

Si te djemtë, ashtu edhe te vajzat mund të paraqiten:

  • Plagë në gojë.
  • Qeska me ujë, që mund të kthehen në kore në zonën gjenitale.
  • Shfaqje në fomë luspash në pëllëmbët e duarve dhe në shputat e këmbëve.

Ki kujdes!

Ki parasysh që prezervativi është metoda më e mirë dhe më efikase e mbrojtjes për të parandaluar këtë lloj infeksioni.


Sigurisht që duhet ta përdorësh siç duhet, sepse 25% e personave që i drejtohen kësaj metode profilaktike e bëjnë në mënyrë jo të saktë, gjë që shton rreziqet e infeksionit.


( Marrë nga libri "Seksi, 101 pyetje dhe përgjigje", botuar nga ALBAS )

14,423 Lexime
6 vjet më parë