Shumëzimi në SmartLab, Matematikë III
Një orë Smart Lab në Matematikë, ku nxënësit e klasës III-B në shkollën “Hajdar Zogu” Tapizë, nën drejtimin e mësueses Alma Loci, zbulojnë shumëzimin përmes lojës, teknologjisë dhe bashkëpunimit, duke e kthyer të nxënit në një përvojë të këndshme dhe motivuese.
Orët Smart Lab po kthehen gjithnjë e më shumë në një realitet të prekshëm në shkollat shqiptare, duke sjellë në klasë mënyra të reja, bashkëkohore dhe motivuese të të nxënit. Portali Shkollor vijon të ndajë me lexuesit shembuj frymëzues nga praktika mësimore, ku teknologjia vihet në shërbim të dijes dhe kreativitetit.
Këtë herë, ju prezantojmë një orë model në lëndën e Matematikës, realizuar në Smart Lab në shkollën 9-vjeçare “Hajdar Zogu” Tapizë, ku mësuesja Alma Loci, së bashku me nxënësit e klasës III-B, e kanë shndërruar shumëzimin në një përvojë të gjallë, ndërvepruese dhe argëtuese për të gjithë.
© Portali Shkollor - Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Puna e diferencuar me nxënësit me vështirësi në të nxënë: Plan pune në Gjuhë Shqipe dhe Matematikë
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat