Si të gatuajmë tiramisu me pjeshkë?

Askush nuk i thotë jo një ëmbëlsire, e veçanërisht fëmijët.

Tiramisuja me pjeshkë është një prej ëmbëlsirave të cilën është e vështirë ta refuzosh. Por si përgatitet ajo?

Përbërësit e recetës:

1 pako biskota

3-4 pjeshkë

250 gr krem djathi ose salcë kosi

2 lugë gjelle mjaltë

50 gr çokollatë e shkrirë

1 filxhan çaji neskafe

Vanilje

Fillimish pasi i lajmë me ujë të bollshëm i qerojmë 2 pjeshkë dhe së bashku me një lugë mjaltë i bëjmë pure. Ndërsa 2 pjeshkët e tjera i presim në kubikë të vegjël pa i qeruar dhe i përziejmë me purenë e përgatitur pak më parë.

Trazojmë kremin e djathit ose salcën e kosit me një lugë gjelle vanilje dhe një lugë gjelle mjaltë.

Në një tavë vendosim fillimisht një rresht me biskota të njomura me neskafen e përgatitur.

Mbi biskota shtrojmë një rresht me krem djathi (ose salcë kosi) dhe mbi të, vendosim purenë me pjeshkë.

E mbulojmë purenë me biskota të njomura me neskafe, përsëri vendosim krem djathë (ose salcë kosi), pure pjeshke dhe në fund të gjithë sipërfaqen e mbulojmë me çokollatë të thërrmuar.

Para se të serviret tiramisuja duhet të qëndrojë në frigorifer për disa orë.

2,361 Lexime
8 vjet më parë