PROJEKT KURRIKULAR LËNDOR

Si të vizatoni perspektivën e rrethit

Në lëndën e perspektivës, Enisa Sula, praktikante në shkollën artistike "Jordan Misja", ka realizuar një projekt kurrikular me temë "Si të vizatoni perpektivën e rrethit". Në këtë projekt janë përshkruar të gjitha hapat e realizimit të tij.

Lënda :Perspektivë

Tema: Si të vizatoni perspektivën e rrethit

Projekt kurrikular lëndor 

Klasa: X

Mentore: Dr.Blegina Hasko Bezo

Praktikante: Enisa Sula


Titulli i projektit: Si të vizatoni perspektivën e rrethit


Qëllimi: Formimi tek nxënësit i aftësive dhe shprehive të nevojshme për të qenë të suksesshëm në një punim të thjeshtë vizatimi dhe në teknika te ndryshme duke i ngacmuar tek emocionet dhe motivuar për të përcjellë një mesazh përmes teknologjisë.


Objektivat e projektit:

Në fund të projektit nxënesi të jetë i aftë:

Të grumbullojë, seleksionojë, grupojë të dhëna dhe informacione për trupat gjeometrikë.              

Të përshkruajë, interpretojë saktë ndërtimin e trupave gjeometrikë;                                                                

Të demostrojë aftësi për të punuar në grup duke respektuar mendimin dhe punën e shokëve të klasës.


Njohuritë kryesore lëndore që do të përvetësohen ose rimerren në sajë të projektit:


a) Kuptimi dhe përmbajtja për trupat gjeometrikë si rrethi, etj             .

b) Njohja me temën dhe mënyrën e ndërtimit të vizatimit të specifikuar për trupat gjeometrikë.              .

c) Njohja me veprimtaritë dhe aktivitetet e mëparshme të realizuara nga shkolla.                              

d) Me materialet e mbledhura nga burime të ndryshme të përgatisini një video, për të demostruar mënyrën e realizimit të procesit të ndërtimit të këtij objekti siç bëjmë në mësimin online.



Përparësitë metodologjike të projektit:


- Të mësuarit me në qendër nxënësin i jep mundësi mësuesit:

a) Të udhëheqë të mësuarit dhe u ofron nxënësve rrugën për kërkimin e pavarur të informacionit dhe realizimit teknik.

b) Në vend të zgjidhjeve të gatshme u krijon nxënësve mundësi për të gjetur shumëllojshmëri zgjidhjesh teknike.

Teknikat dhe metodat që do të përdoren: Vëzhgimi, work-shop (koloni), kërkim-zbulim, tryeza rrethore, metoda e kombinimit, etj.


Bashkëpuninet e mundshme: 

Mësuesi i lëndës së grafikës: Blegina Hasko Bezo 



Burimet kryesore të informacionit:

a) Interneti: (kryesisht)

b) Internet: Perspektiva e trupave gjometrik

c) Arkiva e Liceut Artistik                                                                                                                                              


Organizimi i nxënësve:

Punë me gjithë klasën, punë me grupe, punë me çifte dhe punë individuale nëpërmjet klasës live. 


Kohëzgjatja: 

Një muaj shkollor, çdo 1 orë sipas fazave te planifikuara.

Përshkrimi përmbledhës i veprimtarive kryesore përkatëse i ndarë në hapa me afate.


1) Faza e parë (java I)

a) Njohja me idenë e projektit kërkimor

b) Përcaktimi i tematikës

c) Ndarja e nxënësve në grupe

d) Zgjedhja e përgjegjësit të grupit të punës dhe detyrat e çdo anëtari sipas prirjeve vetiake

e) Tematika e grupeve sipas zgjidhjes



2) Faza e dytë (java.II):

a) Takimi i grupeve nëpermjet platformës academia.al

b) Hartimi i dosjeve të punës në grup, mbushja e tyre me informacionin e nevojshëm sipas tematikës së çdo grupi, mbështetja faktike e tyre sipas kritereve të përcaktuara 

c)ndarja dhe përcaktimi i teknikës së projektit sipas nivelit të nxënësve.



3) Faza e tretë (java III)

a) Ballafaqimi i rezultateve të arritura nga çdo grup, në klasë dhe nëpërmjet platformës para mësuesit.

b) Mbrojtja e rezultateve të arritura, prezantimi (është gojor dhe shoqërohet me albume, postera, video) dhe vlerësimi i opinioneve dhe fakteve të sjella nga grupet e tjera. 

c) Publikimi i te dhënave, CD-ve, vizatim i lirë/teknikë, konkluzioneve, vlerësimeve të secilit grup në galerinë e shkollës.

d) Reklamimi dhe mbrojtja e punës së bërë nga grupet e nxënësve para drejtuesve të projektit, diskutimi i problemeve.



4) Faza e katërt (java IV)

a) Publikimi i arritjeve të projektit para komunitetit të shkollës dhe në youtube.

b) Ekspozimi në sallën e galerisë, arritjeve dhe vlerave me të spikatura te projektit.

c) Dhënia e emocioneve virtualisht për bashkëpunimin dhe motivimin e tyre ndaj këtij projekti.

Buxheti: 

Shpenzimet per këtë projekt janë të përballueshme, mbulohen nga nxënësit dhe miratohet nga të gjithë, për blerjen e letrave dhe bojrave, afërsisht 200 lekë të reja.


Mënyra e paraqitjes së gjetjes së projektit: 

Portofoli i projektit, CD, konkluzione, vizatim i lirë/teknike, video e realizimit të proçesit dhe duke pasur parasysh situatën realizohet me video vizuale e publikuar në faqen e shkolles dhe në youtube.

Portofoli përmban: Plani i projektit, planet vejake të nxënësve, skica vizatimesh, një konkluzion të shkurtër rreth procesit të punës dhe video përfundimtare.


Vlerësimi i nxënësve:

Vlerësohen punët e kryera 

Vlerësohen CD-të,dhe aftesitë e përdorimit të TIK-ut

Vlerësohen idetë më të mira

Vlerësohet puna në grup, prezantimi i projektit 




Realizoi Enisa Sula

Përgatiti për publikim Parajsa Shtini


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.



2,997 Lexime
3 vjet më parë