Fenomen

Studimi më i fundit: 1 në 5 fëmijë të shkollës fillore nuk dinë të shkruajnë me shkrim dore

A mund të vlejnë këto shifra për të gjithë në botë? Studimi i kryer në fakt në Romë, ka zbuluar se 1 në 5 fëmijë të shkollës fillore atje nuk di të shkruajë me shkrim dore. Ka mes tyre fëmijë që mezi munden, dhe natyrshëm lind pyetja se kush e ka fajin? Digjitalizimi? Celularët? Kompjuterët apo… ?

1 në 5 fëmijë i shkollës fillore nuk di të shkruajë me shkrim dore. Të tjerët që shkruajnë e bëjnë me shumë vështirësi. 


A mund të vlejnë këto shifra për të gjithë në botë? Studimi i kryer në fakt në Romë, ka zbuluar pikërisht këtë të dhënë mes fëmijëve atje të klasave fillore dhe natyrshëm lind pyetja se kush e ka fajin? Digjitalizimi? Celularët? Kompjuterët apo… ?


Studimi përfshiu 594 nxënës nga mosha 7 deri në moshën 11 vjeç, nga 31 klasa të 16 shkollave fillore publike në Romë. Ky studim u krye për të identifikuar vështirësitë e mundshme tek fëmijët, kryesisht në të nxënit.


Fëmijëve të përfshirë në studim iu kërkua që të kopjonin një tekst në pesë minuta duke përdorur shkronjat e dorës. 32 fëmijë pra 5.3%, u përjashtuan nga studimi për përdorimin e shkronjave të mëdha ose për prodhimin e një teksti më të shkurtër. 21.6% e nxënësve të rinj rezultuan në rrezik të zhvillimit të problemeve me shkrim, me 10% që kanë shkrim “disgrafik”.


Në realitet, ka më shumë se një arsye pse ka ndodhur kjo. Duke drejtuar me gisht kompjuterët, smartfonët, tabletët, ku njerëzit shkruajnë kryesisht me shkronja të mëdha. Kjo shifër është shumë e rëndësishme nëse vendoset në një kontekst më të gjerë: rreth 5% e fëmijëve të vëzhguar kanë treguar se vuajnë nga çrregullime specifike si ato që lidhen me koordinimin motorik ose disleksinë, ndërsa paaftësitë në të mësuar variojnë nga 5% në 15%. Në përgjithësi, vajzat kanë pasur rezultate më të mira në cilësinë e të shkruarit, ndërsa për sa i përket shpejtësisë, është përmirësuar rritja në klasë, falë përvojës së fituar nga viti në vit dhe më shumë ushtrime.


A është i gjithë faji i teknologjive? Jo, studimi nuk thotë këtë. Ato janë pjesë e stilit të jetesës moderne, edhe nëse duhen shmangur abuzimet me to, si përdorimi i tyre për të argëtuar të vegjlit. Problemi i vërtetë është “metoda e të mësuarit”. “Nëse për leximin vërtetohet se metoda më efektive e të mësuarit për të gjithë fëmijët është ajo fono-rrokore, për shkrimin ende nuk është hapur debati edukativ”. Studiuesit kanë identifikuar tre deri në katër stile të shkrimit të dorës të përdorura për të mësuar në shkolla, por disa prej tyre tani mund të konsiderohen të padobishme. 



Studimi është realizuar nga:

-Carlo Di Brina, drejtor i neuropsikiatrisë së fëmijëve në poliklinikën Umberto I

-Barbara Caravale e Departamentit të Psikologjisë Zhvillimore dhe Sociale në Universitetin La Sapienza

-Nadia Mirante nga Njësia e Neuropsikiatrisë së Fëmijëve dhe e Adoleshentëve në “Fëmijët e Jezusit”.




© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,353 Lexime
1 vit më parë