Femrat

Teknologjia, nevojiten më shumë femra në këtë fushë

Mjafton dominimi i meshkujve që kanë mbi teknologjinë që ta zbehë motivimin e femrave që të studiojnë në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë. Shpesh studimet në fushën e teknologjisë mund të konsiderohen si shumë teknike...

Femrat kanë shpikur disa prej teknologjive më të rëndësishme të periudhës modern, si: algoritmin që e funksionalizon kompjuterin, teknologjinë e transmetimit wireless, CCTV (kabllovikun), programin e parë softuerik për biznes, e shumë gjëra të tjera.


Kultura e shikimit të teknologjisë si fushë me profesione të dedikuara për meshkuj, është një ndër barrierat më të mëdha që pengojnë femrat të kyçen në fushën e teknologjisë. 


Fatkeqësisht, këto pikëpamje janë si pasojë e stereotipieve për programuesit që identifikohen kryesisht si djem që e flasin një gjuhë që shumë pak persona e kuptojnë.

Por, pse duhet femrat të punojnë në fushën e teknologjisë?


E pse të mos përfshihen femrat në profesione në fushën e teknologjisë. Fundja, femrat përbëjnë gjysmën e përdoruesve të teknologjisë në botë. Teknologjia po bëhet një pjesë e rëndësishme e jetës sonë dhe çdo ditë ne po mbështetemi te teknologjia, prandaj është e dukshme që femrat duhet të kenë po aq ndikim në krijimin dhe zhvillimin e teknologjisë sa kanë edhe meshkujt.


Është mirë të fillohet me ç’mitizimin e industrisë. Mjafton dominimi i meshkujve që kanë mbi teknologjinë që ta zbehë motivimin e femrave që të studiojnë në profesione që kanë të bëjnë me teknologjinë. Shpesh studimet në fushën e teknologjisë mund të konsiderohen si shumë “teknike’ prandaj ekziston frika se mos programet do të jenë shumë të papërshtatshme për femrat. Por, në fakt, studimet në fushën e teknologjisë mund të rezultojnë mjaft të përshtatshme dhe produktive për vajzat sepse mund ta mbajnë hapin po aq mirë sa djemtë që studiojnë në këtë fushë.


Vajzat duhet të inkurajohen që ta eksplorojnë fushën e teknologjisë qysh në moshë të re. Ato duhet të motivohen dhe inspirohen lidhur me teknologjinë. Edhe pse nuk ekziston ndonjë mënyrë e shpejtë për ngritjen e numrit të femrave në fushën e teknologjisë, nuk mund të heqim dorë nga zgjidhja e këtij problemi. Mundësinë më të mirë për të studiuar në industrinë e IT-së padyshim që do ta gjeni në Cacttus Education që ofron dy nga programet më me perspektivë në tregun vendor dhe të huaj: “Zhvillim i ueb-it dhe aplikacioneve mobile” dhe “Administrim i rrjeteve dhe sistemeve”.


(Portali Shkollor)

2,321 Lexime
6 vjet më parë