Thënie

Thëniet më të bukura që përshkruajnë mësuesin/en

Një nga punët më të respektuara dhe në të njëjtën kohë, nga më të vështirat, është puna e mësuesit. Mësimdhënësit i japin fuqinë e edukimit rinisë së sotme, duke i dhënë kështu mundësinë për një të ardhme më të mirë.

Poshtë mund të gjeni disa nga thëniet më të bukura nga dijetarë të ndryshëm, kushtuar mësuesve shumë të përkushtuar, ambiciozë dhe të palodhur.



“Mësuesi është përhapësi i dritës.” 

Luigj Gurakuqi


“Ata që dinë, bëjnë. Ata që kuptojnë, japin mësim.” 

Aristoteli


“Mësimdhënia është forma më e lartë e të kuptuarit.”

Aristoteli


“Unë nuk mund të mësoj askënd, unë vetëm mund t'i bëj ata të mendojnë.”

Socrates


“Mësimdhënia e mirë duhet të jetë mjaftueshëm e ngadaltë që të mos jetë konfuze dhe mjaftueshëm e shpejtë sa të mos jetë e mërzitshme.” 

Sidney J. Harris


“Qëllimi i arsimit është të zëvendësojë një mendje të zbrazët me një të hapur.” 

Malcolm Forbes


“Mësuesit më të mirë janë ata që ndryshojnë mendim.”

Terry Heick


“Mësuesit e mirë pajtohen që dinë pak. Të këqijtë mendojnë se kanë më shumë njohuri sesa dinë në të vërtetë.” 

J. Verdi


“Gëzimi më i madh për një mësues është kur studenti i tij vlerësohet.”

Charlotte Bronte


“Nëse do të krijoni statuja për njerëzit e rëndësishëm, krijoni për mësuesit. Ata janë heronjtë e shoqërisë sonë.” 

Guy Kawasaki


“Detyra e mësuesit është të mësojë studentët të shohin forcën e jetës në vetvete.”

Joseph Campbell


“Shkolla vlen aq sa vlen arsimtari i saj.” 

Fridrih Adolf Vilhelm Disterveg


“Mësuesit më të mirë mësojnë nga zemra e jo nga libri.”

I panjohur


“Mësuesit e mirë janë të kushtueshëm, por mësuesit e këqij kushtojnë shumë shtrenjtë.”

Bob Talbert


“Shenja më e madhe e suksesit për një mësues është se ata mund të thonë: Nxënësit po punojnë sikur unë të mos ekzistoja.” 

Maria Montessori


“Një mësues i mirë mund të frymëzojë shpresë, të rindërtojë imagjinatën dhe të nxisë një dashuri për të mësuar.”

Brad Henry


“Mësimdhënia është profesioni ndoshta më i çmuar, më i dobishëm për bashkësinë dhe ka ndikim më të madh në lumturinë e përbashkët.”

Etiene Cabe


“Askush nuk është më i rëndësishëm për një shtet të ardhshëm sesa mësuesit.”

Mike Huckabee


“Qëllimi i vërtetë i secilit që dëshiron të bëhet mësues nuk duhet të jetë dëshirë për të përhapur mendimin e tyre, por një dëshirë për të zgjuar mendjet.”

Frederick Robertson


“Testi i një mësuesi të mirë nuk është sa pyetje mund t’u bëjë nxënësve të tij dhe ata t’u përgjigjen me gatishmëri, por sa pyetje i frymëzon ata të bëjnë të cilave ai e ka të vështirë t’u përgjigjet.”

Alice Wellington Rollins


“Kush guxon të japë mësim, kurrë nuk duhet të pushojë së mësuari.”  

John Cotton Dana


“Mësuesi është ai që të hap derën, në të cilën ti duhet të hysh vetë.” 

David Williams


“Një mësues i shkëlqyer, edhe nëse nuk mëson shumë, është në gjendje t'i japë studentit një dëshirë të madhe për të mësuar.”

Arturo Graf


“Pedagogjia është një profesion që është themeli i të gjitha profesioneve të tjera.”

I panjohur


“Mësuesi duhet të jetë një artist, i dashuruar me pasion me punën e tij.”

Anton Pavlovich Chekhov


“Një mësues i vërtetë nuk është ai që ju edukon vazhdimisht, por ai që ju ndihmon të bëheni vetë.”

Mikhail Arkadyevich Svetlov


“Mësuesi juaj nuk është ai që ju mëson, por ai nga i cili mësoni.”

Richard Bach


“Mësues i mirë është ai, fjalët e të cilit nuk janë në kundërshtim me veprën.”

Cato Senior 


“Besimi duhet të vendoset tek ata që japin mësim dhe jo tek ata që urdhërojnë.”

Shën Augustini


“Roli i mësuesit është të hapë dyert, dhe jo ta shtyjë nxënësin nëpër to.”

Arthur Schnabel


“Mësuesi dhe studenti rriten së bashku.”

Confucius


“Duhet më shumë mendje të mësosh një tjetër sesa ta mësosh vetë.”

M. Montaigne 


“Mësuesit e mirë krijojnë studentë të mirë.”

M. Ostrogradsky


Përgatiti: Era Baliu, gazetare përgjegjëse e Portalit Shkollor Albas për Kosovën



 © Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

33,527 Lexime
2 vjet më parë