"Tri lëndë në gjashtë orë"

Tremujori i dytë, plani për lëndën kimi VIII

Ky plan për tremujorin e dytë në lëndën kimi VIII, është përgatitur nga mësuesja Elida Bala. Plani u hartua sipas nismës së re të MASR “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Tremujori i dytë 

Shkalla: 4

Lënda: Kimi VIII

Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave kyçe


Kompetenca e komunikimit dhe e të shprehurit: Shpreh mendimin e vet për një temë të caktuar me gojë ose me shkrim, si dhe në forma të tjera të komunikimit.

Kompetenca e të menduarit: Përzgjedh dhe demonstron strategji të ndryshme për zgjidhjen e një problemi duke paraqitur rezultate të njëjtë. 

Kompetenca e të nxënit: Përzgjedh të dhëna nga burime të ndryshme (libra, revista, udhëzues, fjalorë, enciklopedi ose internet), të cilat i shfrytëzon për realizimin e temës/detyrës së dhënë dhe i klasifikon sipas rëndësisë që kanë për temën.

Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin: Bashkëvepron në mënyrë aktive me moshatarët dhe të tjerët (pavarësisht statusit të tyre social, etnik etj.)

Kompetenca personale: Merr pjesë ose drejton punën në grup, bashkëpunon me përfaqësues të komunitetit për të ndihmuar moshatarët dhe anëtarët e tjerë të komunitetit që kanë probleme shëndetësore

Kompetenca qytetare: Zbaton dhe respekton rregullat e mirësjelljes në klasë, shkollë etj. dhe mban qëndrim aktiv ndaj personave, të cilët nuk i respektojnë ato.

Kompetenca digjitale: përdor mediat digjitale dhe mjediset informative për të komunikuar, analizon, vlerëson, menaxhon informacionin e marrë elektronikisht.


Rezultatet e të nxënit sipas kompetencave të fushës

Identifikimi i problemeve dhe zgjidhja e tyre: Identifikon, përshkruan, vlerëson, zhvillon, analizon të dhënat në lidhje me një dukuri, proces apo problem dhe zbaton teknika të përshtatshme për zgjidhjen e këtij problemi.


Përdorimi i mjeteve objekteve dhe procedurave shkencore: Nxënësi identifikon ndikimet e shkencës dhe të teknologjisë, kupton si funksionojnë objektet teknike dhe kupton dukuritë natyrore


Komunikimi me gjuhën dhe terminologjinë e shkencës: Shkëmben informacionin shkencor me të tjerët, interpreton dhe formulon në gjuhën shkencore përhap dhe zhvillon njohuritë dhe rezultatet shkencore dhe teknologjike.

(Portali Shkollor)

4,666 Lexime
6 vjet më parë