Studimi

Truri vazhdon rritjen edhe kur plakemi!

Truri i njeriut vazhdon të na habisë, duke tejkaluar edhe teorinë më të konsoliduar mbi zhvillimin e tij. Nuk është e vërtetë që pasi arrihet mosha e rritur truri nuk vazhdon të zhvillohet, por e kundërta vazhdon rritjen, të paktën në një pjesë.

Truri i njeriut vazhdon të na habisë, duke tejkaluar edhe teorinë më të konsoliduar mbi zhvillimin e tij. Nuk është e vërtetë që pasi arrihet mosha e rritur truri nuk vazhdon të zhvillohet, por e kundërta vazhdon rritjen, të paktën në një pjesë.

Ky studim i drejtuar nga Jesse Gomez i Institutit të Neuroshkencës së Universitetit e Stanford në Kaliforni dhe i publikuar në revistën shkencore “Science” tregon se në pjesën e trurit të specializuar në njohjen e fytyrave formohet një pjesë e re në gjendje të kryejë funksione të reja.

Aftësia për t’u rritur e trurit është vërejtur në një zonë që kontrollon një funksion të rëndësishëm, duke pasur parasysh se aftësia për të njohur fytyrat është thelbësore për të pasur një jetë sociale, si për të rinjtë edhe për të moshuarit.

Deri tani dihej se në fëmijëri dhe adoleshencë ndodh një proces i eliminimit të lidhjeve mes neuroneve (sinapset) që janë bërë të padobishme për t’i lenë vend atyre për produktive. Ndërsa tani është vërejtur se ndodh edhe një ndryshim tjetër, gjatë të cilit shtohet diçka.

Studiuesit e kanë quajtur këtë fenomen “shtim të mikrostrukturave”, ndonëse nuk janë në gjendje të specifikojnë cila është natyra e mikrostrukturave. Një hipotezë është se janë degëzimet e neuroneve që mund të jenë organizuar në një mënyrë ndryshe.

Ky zbulim ka një rëndësi të veçantë pasi mund të ketë implikime në kuptimin e mekanizmave që janë në bazë të çrregullimeve të zhvillimit që sjellin autizmin dhe skizofreninë.

1,321 Lexime
6 vjet më parë