Udhëzues praktik për mësuesit, hapat drejt digjitalizimit përmes Wordwall dhe Jeopardy - Nga Raimonda Sino
Mbështetje për Kompetencën Digjitale! Një udhëzues praktik për mësuesit nga Raimonda Sino. Ky material orienton mësuesit hap pas hapi në përdorimin e platformave Wordwall dhe Jeopardy, duke lehtësuar integrimin e mjeteve digjitale në klasë sipas kërkesave të kurrikulës së re.
Nga: Raimonda Sino
Digjitalizimi i mësimdhënies kërkon qasje të qarta, mjete funksionale dhe orientim praktik për mësuesit. Në këtë kuadër, materialet e përgatitura për platformat Wordwall dhe Jeopardy synojnë të mbështesin përdorimin e qëndrueshëm dhe pedagogjik të teknologjisë në klasë.
Këta udhëzues praktik është ndërtuar hap pas hapi, duke i ardhur drejtpërdrejt në ndihmë mësuesve për:
- krijimin dhe menaxhimin e llogarive në platformat Wordwall dhe Jeopardy,
- ndërtimin e lojërave didaktike dhe kuizeve në funksion të objektivave mësimore,
- përshtatjen e aktiviteteve sipas lëndëve dhe niveleve arsimore,
- zbatimin konkret të tyre në procesin mësimor dhe në vlerësimin formues.
Wordwall përdoret si mjet për përforcimin e njohurive, aktivizimin e nxënësve dhe ndjekjen e progresit të të nxënit.
Jeopardy, i përshtatur për kontekstin arsimor, shërben si strukturë pyetje-përgjigje që nxit rikujtimin, arsyetimin dhe të menduarit kritik.
Materialet shoqëruese në PowerPoint janë konceptuar për të qenë të qarta, të strukturuara dhe lehtësisht të zbatueshme, duke i ofruar mësuesit siguri profesionale në përdorimin e mjeteve digjitale në klasë.
Wordwall
Jeopardy
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Teste të integruara për arsimin fillor dhe modele VANAF, viti shkollor 2024-2025
Modele Testesh për Arsimin Fillor për të tria periudhat
Teste përmbledhëse për klasat I-V, për të trija periudhat në të gjitha lëndët