Poezia mahnitëse e një fëmije autist

Vogëlushi autist shkruan poezinë prekëse: “Përpiqem të jem i pranueshëm, shpresoj të më pranosh edhe ti!”

Vogëlushi Benjamin Giroux i diagnostifikuar me sindromën e Aspergerit, ka gjetur një mënyrë për të shquar veten, fuqinë e tij shprehëse letrare. Poema “Unë jam”, që ai ka shkruar, është bërë tashmë virale në internet, pasi nëpërmjet saj ai ka treguar se çfarë ndjesish përjeton një fëmijë autist...

Vogëlushi Benjamin Giroux i diagnostifikuar me sindromën e Aspergerit, një formë kjo e autizmit,  gjithmonë ndihej ndryshe nga fëmijët tjerë gjë që e bëri që të qëndrojë larg shoqërisë së bashkëmoshatarëve.

Por ai gjeti një mënyrë për të shquar veten, fuqinë e tij shprehëse letrare.

Viralslot ka shpërndarë një poezi që Benjamin e kishte shkruar si detyrë klase,  kur ishte dhjetëvjeçar.  

Poezia emocionale “Unë jam”,  po e vazhdon kështu xhiron nëpër botë, duke treguar se çfarë ndjesish përjeton një fëmijë autist.


Ajo kontribuoi edhe në sensibilizim në lidhje me autizmin dhe në mbledhje fondesh për fëmijët autist.

Poema është bërë tashmë  virale në internet. Shoqata Kombëtare e Autizmit e ka vlerësuar  poezinë e Benjaminit dhe e ndau atë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetet sociale.


Poezia e tij e përkthyer në shqip është kjo: 


Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri

Vras mendjen nëse edhe ti je si unë…

Dëgjoj zëra rreth e rrotull

Shoh që ti nuk i dëgjon si unë, sa e padrejtë.


Nuk dua të ndihem i lënë mënjanë,

Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri.

Ashtu pretendoj të jesh dhe ti.


Ndihem si një vogëlush që ka udhëtuar larg hapësirës

Prek qiellin, yjet dhe ndihem i pamundur të prek tokën.

Vras mendjen se çfarë mendojnë të tjerët për mua gjatë kësaj kohe.

Qaj kur qeshin me mua, më bëjnë të izolohem në vetvete.


Jam si numri tek, i përveçëm dhe jam i ri

E kuptoj tashmë që edhe ti kështu si unë je.


Thjesht unë, ndryshe nga ti, ndihem i braktisur dhe i vetmuar.

ëndërroj për ditën kur mos të jetë më problem që ndihem kështu.


Përpiqem të jem i pranueshëm,

shpresoj shumë që një ditë, të mund të më pranosh edhe ti.


Unë jam si numri tek, i përveçëm dhe i ri…



Marrë nga ObserverKult


©Portali ShkollorTë gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,519 Lexime
10 muaj më parë