24 shkolla pezullojnë mësimin në Maqedoninë e Veriut për mungesë nxënësish
24 shkolla rajonale në Maqedoninë e Veriut do të pezullojnë përkohësisht mësimin gjatë vitit shkollor 2026/2027, për shkak të mungesës ose numrit të pamjaftueshëm të nxënësve. Nxënësit do të transferohen në shkollat qendrore më të afërta.
Për shkak të numrit te vogël ose mungesës së nxënësve, 24 shkolla rajonale në Maqedoninë e Veriut do të pezullojnë perkohësisht procesin mësimor gjatë vitit shkollor 2026/2027. Sipas Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, bëhet fjalë per shkolla për të cilat komunat kanë njoftuar ministrinë se nuk kanë nxënës të regjistruar.
Nxënësit që kanë ndjekur mësimin në këto shkolla do të transferohen në shkollat qendrore me te aferta, me qellim qe të vazhdojne procesin arsimor. Shkollat e permendura ndodhen kryesisht në zona rurale dhe në fshatra, ndërsa mbyllja është e karakterit të përkohshëm dhe lidhet me numrin e pamjaftueshëm të nxënësve.
Sipas listës së MASh-it, shkollat gjenden në 11 komuna, perfshirë Dellçevën, Manastirin, Negotinën, Kriva Pallankën, Strugën, Bogovinën, Novacin, Mogillën, Plasnicën, Ohrin dhe Gjevgjelinë.
© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.
Etika nën presion/ Gazetarja Marieta Mërkuri: Si e deformon mesatarja arsimin dhe çfarë duhet ndryshuar?
Drejtoresha Anila Çota rrëfen rrugëtimin e shkollës “Qamil Guranjaku” si fituese e vendit të dytë në Konkursin e Gjuhës Shqipe
Si të bëhesh oficer sigurie në shkolla? Eksperti i arsimit, Fiqiri Çifliku: Ja procedurat, kriteret dhe ndryshimet në VKM nr. 600