Provimet finale

30 mijë fëmijë të klasave të pesta do të testohen për arritjet e arsimit fillor më 21 maj

Provimin final këtë vit do ta bëjnë edhe nxënësit e klasave të pesta. 30 mijë fëmijë do të testohen më 21 maj për të gjitha njohuritë dhe arritjet që ata kanë marrë përgjatë gjithë ciklit të arsimit fillor.

Përveç provimeve të lirimit dhe maturës, edhe nxënësit e klasave të pesta do të testohen për arritjet gjatë arsimit fillor. 


Ky provim do të zhvillohet në datë 21 maj do të nis në orën 10 e do të zgjas 1 orë e gjysmë.


“Ky është një test i integruar ku përfshihen tre lëndë: matematikë, gjuhë shqipe dhe dituri natyre. Janë përcaktuar sallat dhe vëzhgimi do të bëhet nga administratorët e provimeve që vijnë nga shkolla të tjera dhe janë të përcaktuara nga zyra vendore arsimore. Unë do këshilloja që të punojnë pa ndrojtje, do të jetë vërtet një mësues tjetër, por le ta imagjinojnë sikur është mësuesja e tyre që të largojnë emocionet”, tha për një nga televizionet kombëtare Merita Prenga, drejtoresha e shkollës “Vëllazërimi”.


30 mijë fëmijë të arsimit fillor kanë nisur përgatitjet për vlerësimin e njohurive të fituara gjatë pesë viteve shkollim, për të kaluar më tej në ciklin e mesëm të ulët ku jo të gjitha lëndët do të shpjegohen nga një mësues, mësuesi i tyre i parë.



©Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë. 

5,760 Lexime
3 vjet më parë