
40.392 maturantë i nënshtrohen provimit të gjuhës dhe letërsisë
Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.
Sot, 40.392 maturantë i nënshtrohen provimit të gjuhës dhe letërsisë. Provimi ka filluar në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta. Maturantët janë njoftuar që të paraqiten në shkollë 1 orë e 30 minuta përpara nisjes së provimit të pajisur me mjetin e identifikimit.
Në të gjithë Shqipërinë janë 207 qendra provimi, ndërsa MAS ka krijuar 5 qendra korrigjimi përkatësisht në Tiranë, Fier, Elbasan, Korçë dhe Shkodër.
Pas provimit të gjuhës angleze të zhvilluar disa ditë më parë dhe provimit të gjuhë- letërsisë ditën e sotme, maturantët do t’iu nënshtrohen edhe 2 provimeve të tjera, matematikë dhe lëndë me zgjedhje.
Nis Programi Kombëtar i Zhvillimit Profesional të Mësuesve
Programet orientuese për Provimin Kombëtar të Arsimit Bazë, viti shkollor 2022-2023
Publikohen datat për provimet e Maturës Shtetërore 2024