ALBAS organizoi aktivitetin “Parku dhe libri”

Në kuadër të festave të nëntorit shtëpia botuese ALBAS në bashkëpunim me APR organizoi aktivitetin me temë “Parku dhe libri” në mjediset e Liqenit Artificial.

Në kuadër të festave të nëntorit shtëpia botuese ALBAS në bashkëpunim me APR (Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit) organizoi aktivitetin me temë “Parku dhe libri” në mjediset e Liqenit Artificial.

Leximet në mjediset e Parkut të Liqenit Artificial i bënë dëgjuesit e vegjël të ndihen më pranë librit dhe natyrës.

ALBAS zhvendosi këndin e librit për fëmijë dhe të rritur për të qenë sa më pranë dashamirësve të librit.

Fëmijët interpretuan përpara njëri-tjetrit pjesë nga librat e tyre të preferuar. Biseduan për personazhet e tyre të dashura, sugjeruan libra, ndaluan në këndin e librit për të marrë librin e radhës i cili pasi të lexohet do të zërë vend në bibliotekën e tyre.

Edhe prindërit ndaluan për të parë një shfaqje të vërtetë ashtu siç dinë ta bëjnë vetëm fëmijët. E në fund të gjithë së bashkua uruan festat e nëntorit e me doçkat e tyre të vogla formuan shqiponjën dykrenare.

Të tjera aktivitete do të zhvillohen në ditët në vijim.

ALBAS është gjithmonë pranë jush, ne ju mbështesim për arsimim dhe dije.

2,231 Lexime
8 vjet më parë