Reflektim

Ana Llazo: Kultivimi i dëshirës për një arsimim të integruar

Marr shkas për të uruar të gjithë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, nxënësit e arsimit 9-vjeçar, gjimnazistët dhe të gjitha stafet pedagogjike. Suksese dhe një vit i mbarë akademik për të gjithë...

                                      


Në edukimin e fëmijëve roli i shkollës është i madh dhe i rëndësishëm pasi pas familjes është një nga institucionet shoqërore më të rëndësishme e cila ndikon në formimin e një personaliteti aktiv, të integruar dhe social.


 Çdo individ ka të drejtë të arsimohet, por arsimimi në vetvete nuk mjafton pasi çdo individ duhet të priret drejt një arsimimi cilësor me të drejta të plota dhe të barabarta dhe me një qasje efektive të mësuarit. 


Të gjithë individët duhet të kenë mundësinë të bëhen të suksesshëm pavarësisht mundësive apo faktorëve të ndryshëm social dhe intelektual. Mësuesi është figura kryesore dhe gjithmonë një hap para të tjerëve në formimin e këtyre individëve që në moshë të vogël. Roli i tij është të edukojë individë të cilët janë të aftë të ndërtojnë gjëra të reja dhe të mos përsërisin brezat e kaluara. Mësuesi dhe nxënësi janë një dyshe e lidhur ngushtë ku çdo ditë bashkëpunojnë në përvetësimin e njohurive, aftësive, komunikimit dhe bazave për një arsimim sa më cilësor dhe integritet në zbatimin e këtyre aftësive dhe njohurive në fushat e ndryshme të jetës.


Nxënësit duhet të sfidojnë frikën dhe të ndjehen të lirë në përparimin e tyre. Ne një mjedis shkollor ku motivimi dhe bashkëpunimi qëndrojnë të lidhura ngushtë së bashku sjellin sukses në procesin e të nxënit, angazhim të plotë të nxënësve, entuziazëm dhe vetëbesim në aftësitë dhe vlerat e tyre si individ të formuar. 


Marr shkas për të uruar të gjithë nxënësit që ulen për herë të parë në bankat e shkollës, nxënësit e arsimit 9-vjeçar, gjimnazistët dhe të gjitha stafet pedagogjike. Suksese dhe një vit i mbarë akademik për të gjithë.



Nga Ana Llazo 

© Portali Shkollor- Të gjitha të drejtat e rezervuara. Ndalohet kopjimi pa lejen tonë.

1,154 Lexime
1 vit më parë