NJOFTIM

Aplikimi për provimet e maturës shtetërore 2018

Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.

Aplikimi në Portalin Matura Shtetërore 2018 do të kryhet në periudhën 26 mars-10 prill 2018, sipas kalendarit bashkëlidhur këtij njoftimi.


Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2017-2018.

Aplikimi online me Formularin A1 bëhet në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin. 


Procesi i plotësimit të Formularit A1 ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.


Formulari A1Z plotësohet nga:

a) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore;

b) Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2018 dhe që nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore;

c) Kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës, rezultojnë se kanë ose nuk kanë detyrime të Maturës Shtetërore.


Plotësimi online i Formularit A1Z bëhet në shkollat ku kandidatët kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga KMSH-ja e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar formularin A1Z duhet të paraqesin tek mbikëqyrësi një kopje të noterizuar të dëftesës së pjekurisë / vërtetimin, me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, me fotografi/certifikatën e maturës me notat e të gjitha viteve të shkollës së mesme, lëshuar nga drejtori i shkollës, sipas regjistrit të amzës apo dokumentin e lëshuar nga Arkivi i Shtetit. Procesi i plotësimit të Formularit A1Z ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

(Portali Shkollor)

2,896 Lexime
6 vjet më parë